Njoftohet familja, farefisi dhe miqtë se më 7 janar 2026, në New York, ka ndërruar jetë Ismet (Zeqa) Shujak (1954–2026), në moshën 71-vjeçare E pamja do të mbahet të enjten, më 8 janar 2026, nga ora 16:00 deri në 23:00, në Xhaminë Ali-Pashë në Astoria.3133 12th St, Astoria, NY 11106. Ceremonia mortore do të zhvillohet të premten, më 9 janar 2026, në ora 09:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Laurel Grove Cemetery, në adresën: 295 Totowa Road, Totowa, NJ 07512. Pas të ndjerit kanë mbetur te pikëlluar: nëna Seva,…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Goditje për studentët shqiptarë: Ndryshimet në ligjin e njohjes së diplomave dhe pasojat për studentët nga Mali i Zi
Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për njohjen e dokumenteve arsimore ndërkombëtare dhe barazimin e kualifikimeve i prek drejtpërdrejt studentët që i përfundojnë studimet jashtë Malit të Zi dhe e vështirëson procedurën e njohjes së diplomave të tyre. Në rastin konkret, ata që goditen më së shumti janë studentët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët i kryejnë studimet në gjuhën shqipe në universitetet e vendeve të rajonit Ismet Kallaba Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar gjatë muajve të fundit një sërë ndryshimesh dhe plotësimesh të ligjeve që…
Lexo më shumëSuzanna Shkreli, kandidatja shqiptaro-amerikane për Sekretare Shteti në Michigan
Suzanna Shkreli, një figurë e njohur shqiptaro-amerikane me përvojë në shërbimin publik, po kandidon për postin e Sekretares së Shtetit në Michigan në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026. Ajo njoftoi kandidaturën e saj zyrtare në fund të vitit 2025, duke u larguar nga pozita e Komisioneres së Lotarisë së Michiganit për të u përqendruar në këtë garë të rëndësishme politike, shkruan Illyria, transmeton Ulqini Online. Shkreli është rritur si një amerikane brezi i parë me origjinë shqiptare. Në një intervistë të saj për mediat në SHBA ajo tregon për origjinën e saj,…
Lexo më shumëDiskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, Rexhepi: Shkollat shqipe, në gjendje të mjerueshme
Kemajl Berisha Serbia po vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke cenuar edhe të drejtat elementare të njeriut, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Me politikat diskriminuese, ai shton se Beogradi zyrtar po tenton të shpopullojë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën në mënyrë të heshtur. Pasivizimi i adresave, varfëria ekstreme, mosnjohja e diplomave, mungesa e integrimit në polici dhe instituicioneve, janë disa nga temat për të cilat Rexhepi flet me shqetësim për realitetin në këto tri komuna. Derisa flet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës,…
Lexo më shumëAsnjë kandidat me origjinë nga Plava e Gucia nuk siguron mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
Nga treva jonë e Plavës dhe Gucisë, apo me origjinê nga treva e jonë por që jetojnë në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të mbajtura më 2 dhjetor 2025, morën pjesë tre kandidatë në kuadër të subjekteve të ndryshme politike. Pavarësisht angazhimit dhe mbështetjes së marrë, fatkeqësisht asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Rezultatet e kandidatëve nga kjo trevë janë si më poshtë: Këto rezultate dëshmojnë për nevojën e një organizimi më të…
Lexo më shumë