Çelaj: Lëvizja për Guci realizoi dhjetëra projekte gjatë vitit 2025:

RAPORT I PUNËS DHE INVESTIMEVE NGA LËVIZJA PËR GUCI GJATË VITIT 2025 SI PJESË E QEVERISJES LOKALE Guci – Nënkryetari i Komunës së Gucisë, Asdren Çelaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një përmbledhje të projekteve dhe investimeve të realizuara gjatë vitit 2025, si pjesë e qeverisjes lokale. Sipas Çelajt, subjektit politik të cilit i përket, Lëvizja për Guci, i atribuohet një numër i madh projektesh konkrete që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në komunë, veçanërisht në aspektin infrastrukturor, kulturor, sportiv dhe të…

Lexo më shumë

KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme përfaqësojnë nivelin më të lartë të demokracisë. Katër procese zgjedhore, përfshirë balotazhet, secili më i mirë se tjetri dhe pa probleme serioze, janë një arritje e jashtëzakonshme. Ato janë një shembull demokracie në Ballkan dhe Evropë. Populli i Kosovës dhe spektri politik kanë arsye të jenë krenarë. Përveç disa rasteve të izoluara individuale, gjithçka ka shkuar mirë.   Fitorja bindëse, me mbi 50%, e LVV-së në koalicion me Guxo, Alternativa dhe PSHDK është plotësisht e merituar. Kryeministri Kurti e bindi popullin se puna dhe veprimet e qeverisë së tij ishin…

Lexo më shumë

Bashkëvendësja jonë Adelina (Shaban) Sinanaj dhuron dhurata për fëmijët e Plavë-Gucisë në prag të Vitit të Ri

Në prag të festave të fundvitit, një gjest i bukur humaniteti vjen nga bashkëvendësja jonë Adelina (Shaban) Sinanaj, e cila ka vendosur të gëzojë fëmijët e Plavë-Gucisë me dhurata të Vitit të Ri. Adelina ka bërë donacione për fëmijët në shkollën e fshatit Martinaj, si dhe për 12 fëmijë në fshatin Kumanicë, kumuna e Plaves duke iu siguruar atyre dhurata të dërguara enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Secili fëmijë ka përfituar nga një paketë e plotë që përfshinte: një xhaket dimri, një palë çizme, dorëza dhe pizhame, gjë…

Lexo më shumë

URIM PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Portali Plava e Gucia Sot uron Lëvizjen VETËVENDOSJE! për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, një fitore që buron nga vullneti i lirë i popullit dhe përfaqëson vazhdimësinë e përpjekjes për drejtësi, barazi, sovranitet dhe shtet të fortë. Me krenari të veçantë përshëndesim popullin e Kosovës, i cili edhe në këto zgjedhje dëshmoi pjekuri të lartë demokratike, kulturë qytetare dhe përgjegjësi kombëtare, duke treguar se demokracia kosovare është e gjallë, e fortë dhe e rrënjosur në vlerat e lirisë. Këto zgjedhje janë dëshmi se rruga e…

Lexo më shumë

PARALAJMËRIM PËR SIGURINË PUBLIKE NDALOHET HEDHJA E MATERIALEVE TË NDEZSHME NË KONTEJNERË

Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se është konstatuar hedhja e materialeve të ndezshme në kontejnerët e mbeturinave, veprim ky që ka shkaktuar zjarr, incidente serioze dhe dëme të konsiderueshme materiale. Këto sjellje përbejnë rrezik permanent të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, pronën publike e private, si dhe për mjedisin urban. Për hire te sigurisë e përgjithshme, ju bëjmë thirrje të mos hudhni materiale të ndezshme në kontejnerë dhe të respektoni rregullat e përcaktuara për menaxhimin e mbeturinave. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por parandalimi i rrezikut. Megjithatë, në rast se…

Lexo më shumë