Në shkurt të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i atëhershëm malazez, Dritan Abazoviq, shpallën nga Podgorica projektin për të ndërtuar një urë, e cila do të lidhte Velipojën me Ulqinin. “Është një projekt, i cili ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse më në fund do të lidhë 2 anët e një kufiri që është 300 metra sa është ura. Projekti është gati, sfida është të hartojmë një procedurë, është hera e parë që ndodh që 2 qeveri do të hapin një garë ndërkombëtare me një komision…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Vdes në rrethana të dyshimta në Moskë, Radomir Kurtiq, përfaqësuesi i prodhuesit serb të armëve “Jugoimport”
Shërbimet ushtarake të sigurisë të Serbisë dhe BIA i kanë dorëzuar presidentit të Serbisë një raport mbi vdekjen e dyshimtë të Radomir Kurtiqit, përfaqësues i “Jugoimport SDPR” në Moskë. Siç raporton gazeta serbe “Blic”, vdekja ka ndodhur më 17 nëntor 2025, në një rrugë të Moskës. Autoritetet serbe kanë pritur deri më sot raportet forenzike nga pala ruse, të cilat ende nuk janë dorëzuar. Radomir Kurtiq ndodhej në mandatin e tij të dytë si përfaqësues i “Jugoimport SDPR” në Moskë. Një komision i kësaj kompanie ka vizituar zyrat në Moskë…
Lexo më shumëDhurata për fëmijët nga “Metro Group” – Guci
Sot në Guci u shpërndanë dhurata me rastin e festave të fundvitit për të gjithë fëmijët e Kopshtit të Fëmijëve në Guci, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë gëzimi dhe festimi për më të vegjlit tanë. Dhuratat u siguruan nga kompania “Metro Group”, në pronësi të bashkëvendësit tonë Dardan Qosaj, e cila vazhdon me përkushtim traditën e bukur të shpërndarjes së dhuratave për fëmijët e qytetit tonë, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Nga kjo nismë përfituan të gjithë fëmijët që ndjekin Kopshtin e Fëmijëve në Guci, në të…
Lexo më shumëFillojnë përgatitjet për asfaltimin e rrugës Guci–Vuthaj (Faza e Parë)
Sot kanë filluar përgatitjet përfundimtare për asfaltimin e rrugës Guci–Vuthaj, faza e parë e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Kjo rrugë, ndërtimi i së cilës kishte nisur që në vitin 2022, më në fund po fillon të marrë formën e saj përfundimtare. Punimet janë shtyrë për më shumë se dy vite për shkak të problemeve të shumta gjatë fazës së projektimit, si dhe nevojës për ndryshime të përsëritura të projektit. Projekti përfundimtar, i verifikuar dhe i miratuar nga organet shtetërore kompetente, ka marrë dritën e gjelbër për zbatim në fund…
Lexo më shumëAdministratorja e Kelmendit falënderon për pjesëmarrjen në manifestimin “Kelmendi n’Festë
Njësia Administrative Kelmend, me në krye administratoren znj. Florida Peraj, organizoi një mbrëmje madhështore festive me moton “Kelmendi n’Festë”, duke sjellë në Tamarë – zemrën e Kelmendit – atmosferë gëzimi, bashkimi dhe krenarie për traditën. Ky aktivitet, i organizuar në kuadër të festave të fundvitit, mblodhi në mesin e dhjetorit mysafirë nga Plava, Gucia, Tuzi dhe nga e gjithë Malësia, duke e kthyer Tamarën në një pikëtakim të gëzimit dhe vëllazërisë mbarëkombëtare. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, administratorja Florida Peraj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në këtë…
Lexo më shumë