KOSOVA DHE MËRGATA JANË NJË DHE TË PANDASHME 

Nga Agim Aliçkaj  Caktimi i datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani ishte një propozim realist dhe i drejtë, i cili u pranua nga shumica e subjekteve politike të Kosovës.  Kushtetuta kërkon që presidenti i shtetit të jetë i pavarur dhe jopartiak, por kjo nuk do të thotë se ai/ajo duhet të jetë neutral. Ai/ajo duhet të anojë dhe të mbështesë çështjet që janë në interes të popullit dhe të shtetit. Nëse këto çështje përputhen me veprimet e një partie të caktuar, kjo është krejtësisht në rregull.  Kritikat ndaj Presidentes…

Lexo më shumë

Dan Gashi – IDEJA E “SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE” DUHET TË LUFTOHET GJITHMONË DHE ME TË GJITHA MJETET

Ideja për shkëmbim territoresh me Serbinë, e paketuar herë si “korrigjim kufijsh”, herë si “Veri për Preshevë”, e herë si “realizëm gjeopolitik”; ka qenë dhe mbetet një nga diversionet më të rrezikshme të pasluftës. Kjo ide nuk ishte kurrë projekt paqeruajtës, as përpjekje për konsolidim shtetëror, por një ndërmarrje diversive e Beogradit për të minuar shtetësinë e Kosovës, duke u shërbyer nga “patriotë” që në vend të mbrojtjes së vendit, firmosnin si noterë të planeve të huaja.Ngjarjet e marsit 2004 shpalosën skenarin e orkestruar nga shërbimet serbe, të ndihmuar nga…

Lexo më shumë

Ministri Dukaj në audiencë te Papa Leoni XIV

Ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, pati një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Atin e Shenjtë, Papën Leon XIV, gjatë audiencës në Vatikan, kumtuan nga Qeveria e Malit të zi Ministri Dukaj i shprehu mirënjohjen Papës për kontributin e tij në ruajtjen e stabilitetit global dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në bisedë, ai shprehu kënaqësinë për aktivitetet e deritanishme në procesin e ngritjes së Nunciaturës Apostolike rezidente në Podgoricë dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Malit të Zi që ky proces të finalizohet me sukses sa më…

Lexo më shumë

‘Sarajevo Safari’, pamja më e errët e kulturës njerëzore

Tamara Nikçeviq/RTKlive “Kur para disa vitesh kam shkruar për këtë temë, shumëkush mendonte se po e teproja”, kujton gazetari dhe shkrimtari i njohur boshnjak, Dragan Bursaq. “S’është tamam kështu”, më thoshin. “Por po, ka qenë pikërisht kështu: të huaj të pasur vinin në Sarajevë dhe nga pozicionet e Ushtrisë së Republikës Srpska qëllonin mbi qytetarët e Sarajevës”, thotë për RTKLive gazetari Bursaq. Shumë kohë para se të hapej hetimi në Milano, mediat boshnjake dhe ato të rajonit kishin raportuar për “safarin e Sarajevës” dhe “turistët e luftës”, të cilët gjatë…

Lexo më shumë

Dom Pjetër Popaj, Meshtari i Kombit – Gjekë Gjonlekaj me një fjalim të paharruar

Në kuadër të kremtimit të 40-vjetorit të shugurimit meshtarak të Dom Pjetër Popajt, publicisti dhe intelektuali i njohur Gjekë Gjonlekaj mbajti një fjalim të veçantë, të mbushur me reflektime historike, fetare dhe kulturore. Me një gjuhë të pastër, të thellë dhe simbolike, ai e vendos figurën e Dom Pjetrit në një hark të gjerë vlerash që nis nga antikiteti grek e deri te personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar. Ky fjalim është një homazh i denjë për një meshtar që ka kontribuar për dekada në jetën shpirtërore, kombëtare dhe…

Lexo më shumë