4. Për të tria pikat e përmendura në Protokoll, gjegjësisht për çdo gjë që ka ndodhur në mes të përmendurve: vrasje, plagosje, vjedhje dhe grabitje, për Pipersit dhe dasmorët turq të vrarë, sipas dëshirës së krerëve nga të dyja anët, ia falin të gjitha njëri tjetrit dhe për të gjitha ato hedhin “gurin në ujë”. – Por nga tash e tutje, kushdo që merr guximin të vrasë nënshtatasin e shtetit fqinj apo të bëjë çfarëdo të keqe, ai do t’u nënshtrohet dënimeve të ligjeve të përgjithshme penale, të njërit apo tjetër shtet. 5. Për të katërtat, që shtetasit e…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, një përplasje ndërmjet një deputeti dhe Abazoviqit për pak sa nuk përfundoi në një konflikt fizik
Në një situatë të tensionuar në Kuvendin e Malit të Zi, pothuajse ka pasur një konflikt fizik mes deputetëve (ish-kryeministrit) Dritan Abazoviq dhe Nikolla Zirojeviq. Dhe sipas mediave të huaja, menjëherë pas incidenteve kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Sipas raportimit të mediave, tensioni arriti kulmin kur Zirojeviq, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që “një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej Bensedin (qetësues)”, pas së cilës thuhet se ka ardhur reagimi i Abazoviq. Zirojeviq më pas e ftoi Abazoviqin…
Lexo më shumëLajm Mortor nga Familja GJONBALAJ
Me pikëllim të thellë, njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se sot, më datën 25 Nẽntor 2023, në New York si rrjedhojë e një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më i dashuri ynẽ UKĚ (ALI) GJONBALAJ 1 Janar 1961- 25 Nẽntor 2023 Funerali për më të dashurin tonë do të jetë nesẽr 26 Nẽntor 2023 duke filluar nga ora 1:00PM gjerẽ nẽ 700PM. Adresa e funeralit 184 Canal street, Staten Island, NY. Vorimi dot behet te Hanen ne Ora 11:30AM, nẽ: Jersey Garden Memorial , adresa 13 Conover Road, Millstone NJ Vdekja e…
Lexo më shumëLe Petit Parisien (1908) / Turqia e re — Çfarë do të bëjnë shqiptarët ? — Intervista ekskluzive me Ferid Pashën, ish-kryeministrin shqiptar të Perandorisë Osmane
ehmet Ferid Pasha (1851 – 1914) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2023 “Le Petit Parisien” ka botuar, të hënën e 31 gushtit 1908, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Ferid Pashën mbi të ardhmen e Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Turqia e re Çfarë do të bëjnë shqiptarët ? Deklarata të rëndësishme të ish-kryeministrit Ferid Pasha Kostandinopojë, 30 gusht. Nga të gjithë popujt që përbëjnë Perandorinë Osmane, shqiptarët janë padyshim më interesantët.…
Lexo më shumë“160 vjetori i lindjes se EDITH DURHAM “-PËRKRAHËSE E KAUZËS SHQIPTARE
Edith Durham 1863-1944 (Në 160-vjetorin e lindjes) Ngjarjet e zhvilluara gjatë periudhës së lavdishme të RilindjësKombëtare Shqiptare kanë zgjuar kurreshtjen e personaliteteve të huaja për të vizituar viset shqiptare.Trajtimi i çështjeve përkatëse për shqiptarët dhe Shqipërinëishin në qendër të vëmendjes së artikujve dhe botimeve të tyrenë qendrat e ndryshme evropiane. Falë angazhimit të tyre botaevropiane u senzibilizua dukshëm për çështjen shqiptare jo siçështje ballkanike por evropiane. Nga plejada e atyre personaliteteve që vizituan shqiptarët dheShqipërinë nuk ka dilemë së vend nderi zë anglezja zonjaEdith Durhami (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe e njohur në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Nail Draga Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i sajArthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër.Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqitalent në art, duke i bërë të mundur pjesëmarrjen nëAkademinë Mbretërore të Arteve. Por, jeta e saj kishte sfida tëmëdha , sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesejvite më radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët nëmoshën 37 vjeçare, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit përt’u qetësuar e relaksuar. Nga Triesta me një anije të Llojditaustriak gjatë Adriatikut udhtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht tëvitit 1900. Ishte pikërisht ky udhtim, shkruan më vonëDurham ”kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aqmë pak, se si ky lëmsh do të mplekste më në fund të gjithëbotën”. Vizita e parë në Shqipëri Pas qëndrimit disamujor këtu, ajo në vitin 1901, viziton përherë të parë Shqipërinë, dhe shkruan se “ u mahnita ngaenergjia dhe origjinaliteti i popullit shqiptar”. Këtu u vendosnë qytetin e Shkodrës, ku më pas do të shkruante se“Shkodramë bëri për vete. Kish ngjyrë, jetë, art. Banorët ishin miqësorëdhe të aftë dhe nuk e kalonin kohën duke pirë raki apo duke u sorollatur poshtë e përpjetë rrugëve, si në Cetinë. Kishte mbivete diçka të njerëzishme”. Këtu u vendos në shtëpinë e Mark Shantojës i cili më pas u bëshoqëruesi i saj në udhëtimet në viset e Veriut shqiptar. Gjatëkëtyre udhtimeve ajo mblodhi dhe shënoi ngjarjet dhehistortitë dhe fotografoi nga afër pothuaj çdo aspekt të jetës nëfshatrat malore, duke grumbulluar një arkiv të pasur ngatrashëgimia kulturore shqiptare. E përkushtuar për çështjen shqiptare Pas Luftës së Parë Botërore ajo u kthye në Londër, ndërsa nëvitin 1918 u bë sekretarja e Shoqatës Angli-Shqipëri, themeluar më parë nga Aubrey Herbert në Londër, e cilambronte të drejtat e shqiptarëve. Përpjekjet e saja më pas ishin në atë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombëve nëvitin 1920. Si mike e dëshmuar e shqiptarëve deri në vdekje i qëndroi besnike kauzës shqiptare. Kur Shqipëria u pushtuanga fashistat italianë në vitin 1939, edhe pse ishte 76 vjeçaredoli në rrugët e Londrës duke mbajtur në duar pankartën kushkruhej “Larg duart nga Shqipëria”. Vdiq në Londër në moshën 81 vjeçare, me 15 nëntor 1944. Në saje të shkrimeve publicistike dhe botimeve të veçanta ajomori një famë të madhe. Gjatë punës së vet prej një çerekshekulli, ajo lexuesit anglez i pat dhuruar këto vepra: “Nëpërtokat e serbëve” (1904). “Brenga e Ballkanit” (1905), “Shqipëria e Epërme” (1909), “Lufta për Shkodrën” (1914), “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” (1920) dhe “Përfiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” (1928) etj.Nga opusi i saj botues gjashtë libra trajtojnë pothuaj tërësishtçështjen shqiptare. Madje botimet e saja edhe sot e kësaj ditejanë një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe trashëgimisëkulturore të malësorëve në veçanti e Shqipërisë Veriore nëpërgjithësi. Ndonëse ajo u paraqit rastësisht në këtë regjion, ajo çështjeveballkanike në përgjithësi, e atyre shqiptare në veçanti, iu qasme një pasion e objektivitet të rrallë, duke dhënë përfundimetë qëndrueshme shkencore. Duke lexuar veprat e Durhamit shqiptarët dhe të huajt do tëmësojnë shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë tëdhëna për kombin, për trashëgëminë kulturore, për qëndrimete sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha në fillim të shek. XX. Si të tilla ata janë referenca të domosdoshme përstudiuesit e profileve të ndryshme shkencore. Pasi në mënyrë të përafërt u njoh me popullin tonë ajo u bë, jovetëm dashamire e shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm njëpërshkruese dhe studiuese e traditave dhe e ngjarjeve të tij, jovetëm një zëdhënëse e të drejtave legjitime të popullitshqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e ngjarjeve sikroniste besnike e tyre, me një fjalë u bë një luftëtare e denjëe çështjes shqiptare. Me qëllime të caktuara për të nënvlerësuar krijimtarinë e sajdisa pseudoshkencëtarë e quajnë atë si shqiptarofile e me epitete të tjera nga i vetmi mëkat që “kishte” sepse ushqentesimpati e ndjenja të sinqerta ndaj popullit shqiptar duke u vënënë mbrojtje të së vërtetës dhe të kauzës shqiptare. Ajo vërtetishte pro-shqiptare por nuk ishte armiqësore me popujt serb emalazez, por ishte kundër politikës së tyre pushtuese ndajtrojeve shqiptare. Sa ishte gjallë epiteteve të tilla kurrë nuk iupërgjigj, përkundrazi, miqësinë me popullin shqiptar e konsideronte një fat të madh, që e bënte krenare dhe të lumtur. Rrallë mund të gjenden raste analoge të një përkushtimi të tillëndaj fateve të një populli mik. Intelektuale e guximshme Edith Durhami ishte parimore e mbi të gjitha guximtare. Ajo nuk kishte paragjykime ndaj popujve të…
Lexo më shumë