Ebba dhe shoqja e saj, Zemfira Mukhtarov, 12 vjeçe, u ngjitën mbi një tren të linjës Brooklyn-bound J, duke kaluar mbi urën e Williamsburg-ut, ku besohet se u goditën nga një tra i ulët hekuri. Të dyja u gjetën pa shenja jete mbi trenin që ndaloi në stacionin Marcy Avenue/Broadway. Familja Morina, e tronditur nga humbja, ka kërkuar që në kujtim të vajzës të mbillen 18 pemë, si simbol i jetës dhe kujtesës së saj. Deri më 13 tetor, miq, të afërm dhe njerëz nga e gjithë bota kishin premtuar…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
PJESË TË FJALIMIT TË GJEKË GJONLEKAJ NË 20-VJETORIN E THEMELIMIT TË FONDACIONIT DOM SIMON FILIPAJ
Zonja dhe zotërinjë bashkatdhetarë të nderuar! Jemi mbledhur sonte në këtë qendër hyjnore për të nderuar 20-vjetorin e themelimit të Fondacionit Dom Simon Filipaj. Zotni kryetar Tomë Shkreli dhe Fran Çotaj, u jam mirënjohës për ftesën tuaj për të thënë dy-tri fjalë në këtë përvjetor jubilar prej dy dekadash. Për mua personalisht është nder i veçantë të marr pjesë në këtë mbledhje shumë fisnike.Për faktin që Fondacioni juaj mban emërin e një personaliteti të shquar të kombit shqiptar, Dom Simon Filipaj, e ndjej për detyrë morale që sonte të përqendrohem…
Lexo më shumëArta (Vuçetaj) Balaj falënderon votuesit pas rizgjedhjes në Kuvendin Komunal të Istogut
Përmes një prononcimi publik, bashkëvendësja jonë Arta (Vuçetaj) Balaj ka falënderuar votuesit për mbështetjen dhe besimin e dhënë në zgjedhjet lokale, ku ajo është rizgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Istogut. Znj. Balaj ka qenë ndër gratë më të votuara në komunën e Istogut, duke konfirmuar përkushtimin dhe besimin e qytetarëve ndaj saj. Gjatë fushatës zgjedhore, ajo ka pasur mbështetje edhe nga bashkëvendësit në diasporë, ndër ta edhe nga portali “Plava e Gucia Sot”, që me kënaqësi përcolli aktivitetin dhe angazhimin e saj publik. Në reagimin e saj pas zgjedhjeve,…
Lexo më shumëTom Shkreli: Dy dekada përkushtimi dhe humanizmi të Fondacionit “Dom Simon Filipaj”
New York, 19 tetor 2025 — Në një atmosferë të ngrohtë festive, komuniteti shqiptar në New York u mblodh për të shënuar 20-vjetorin e themelimit të Fondacionit “Dom Simon Filipaj”, njëra nga organizatat e para humanitare të diasporës shqiptare në SHBA, e cila prej dy dekadash ka ndihmuar nevojtarët në vendlindje dhe ka përkrahur studentë e familje në vështirësi. Fondacioni, i themeluar në vitin 2005 nga një grup patriotësh e bamirësish të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka qenë ndër zërat më aktivë të solidaritetit kombëtar. Që nga ditët e para të veprimtarisë…
Lexo më shumëPOPULLI I KOSOVËS I VOTON LIDERËT E FORTË, JO MATRAPAZËT
– Kushdo që tenton të formojë qeveri me organizatën armiqësore Lista Serbe do të dështojë me turp. Nga Agim Aliçkaj Zgjedhjet lokale të 12 tetorit ishin të organizuara mirë dhe populli i Kosovës tregoi një kulturë të lartë demokratike. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shumicën e gazetarëve dhe analistëve, të cilët janë shndërruar në njerëz të njëanshëm dhe shumë të mërzitshëm. Opinionet e tyre, së bashku me sondazhet dhe “exit poll”-et që filluan të publikoheshin para se të përfundonin zgjedhjet, krijuan një konfuzion të paparë. Megjithatë, me ardhjen…
Lexo më shumë