Origjina e Vëllazërisë Radonçiq Bazuar në të dhëna të shumta gojore dhe në hulumtime të njohësve të fushës, origjina e vëllazërisë Radonçiq është nga fshati Orahovë, në rrethinat e Podgoricës. Deri në bashkëngjitjen e tyre me Malin e Zi, ata nuk e njihnin gjuhën serbe, por flisnin vetëm shqip. Radonçiqët i përkasin fisit Kuç, fillimisht me fe katolike, më pas ortodokse dhe në fund myslimane, pas shtrirjes së ndikimit osman. Në vendlindjen e tyre Islami nuk arriti të zinte rrënjë, por gjatë shpërnguljeve, Kuçët e pranonin me lehtësi fenë e…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Njësia Administrative Kelmend: Me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës
Në emër të Administratores së Njësisë Administrative Kelmend, znj. Florida Peraj, nderojmë me respekt të thellë figurën e shenjtores sonë, simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzimit. Mesazhi i saj i pavdekshëm vazhdon të na udhëheqë: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Nënë Tereza mbetet frymëzim i përjetshëm për mbarë kombin shqiptar dhe për gjithë botën, duke na kujtuar se forca e vërtetë e njeriut qëndron në dashurinë dhe mirësinë që ai shpërndan.
Lexo më shumëNdërprerja e filmit në gjuhën shqipe në Mal të Zi alarmon BE-në: Isë Qosj, nuk është diçka befasuese!
Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për lirinë e shprehjes pasi disa të rinj ndërprenë shfaqjen e një filmi që po projektohej si pjesë e një festivali të filmit në rrugë. Delegacioni i BE-së në Mal të Zi ka shprehur shqetësim pasi shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe u ndërpre të mërkurën në mbrëmje në Podgoricë. Shfaqja e filmit “Lejleku”, që ishte pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në rrugë “Dzada”, në lagjen Zabjelo të kryeqytetit, u ndërpre nga një grup të rinjsh që protestuan me zë të lartë. Delegacioni…
Lexo më shumëMandati Kurti: Sovranitet, zhvillim ekonomik dhe përplasje politike
Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti është përshkruar nga përkrahësit si periudha më vendimtare për konsolidimin e sovranitetit të Kosovës, ndërsa kritikët e shohin shpesh si të mbingarkuar me retorikë dhe tensione politike. Megjithatë, faktet në terren tregojnë një sërë vendimesh dhe zhvillimesh që e dallojnë këtë mandat nga të mëparshmit. Sovraniteti dhe veriu i Kosovës Një nga pikat më të debatuara ka qenë qasja ndaj veriut të Kosovës dhe strukturave paralele serbe. Qeveria ndaloi organizimin e zgjedhjeve dhe referendumit të Serbisë në Kosovë, ndërhyri në heqjen…
Lexo më shumëAPOLOGJIA E TATARËVE TË KRIMESË: Melek Maksudoglu, KRIMEJA ËSHTË E JONA
Botoi: ALSAR, Tiranë, 2024 Historia e tatarëve e cila prezantohet në këtë botim është ajo e luftës së pambarim, zhvendosjeve, trajtimit të padrejtë dhe të mbijetesës së tyre, përballë politikës ruse e cila si mision kishte spastrimin etnik nga popujt josllav. Ndërsa rrethanat politike pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014 dhe agresioni rus kundër Ukrainës(2022) është dëshmi se aspiratat pushtuese ruse në këtë regjion mbesin sfidat e gjeopolitikës evropiane, ku takimet e zhvilluara në muajt e fundit e dëshmojnë një konstatim të tillë Nail DRAGA Siujdhesa e…
Lexo më shumë