Reagim ndaj nismës së autoriteteve malazeze për bustin e atdhetarit Isuf Kamer Çelaj në Vuthaj

Në lidhje me deklaratat e autoriteteve malazeze për bustin e atdhetarit dhe figurës së shquar të Vuthajve, Isuf Kamer Çelaj, ka reaguar sot edhe mbesa e tij, aktivistja e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan, znj. Lujeta Prelvukaj, me një shkrim emocionues dhe përmbajtjesor në profilin e saj në Facebook. Postimi i plotë i znj. Lujeta Prelvukaj: Kur Preka Faqen e Gjyshit për Herë të Parë Dita e inaugurimit të bustit të Gjyshit tim, Heroit – DajGjyshit Isuf Kamer Çelaj, në Vuthaj, ishte një nga çastet më të paharrueshme të jetës sime.…

Lexo më shumë

Kosova po vret veten në paqe – nga besa e pajtimit tek kthimi i armës mbi vëllanë !

Nga: Musa Kurtulaj  Katër vrasje në vetëm 48 orë në Kosovë! Tre në Gjilan, një në Zhur të Prizrenit. Dy prej viktimave në Gjilan ishin babë e bir – një tragjedi brenda tragjedisë. Nuk është thjesht një statistikë e zezë, është një kambanë alarmi për të gjithë kosovarët, sepse këto ngjarje nuk ndodhin në një vakum – ato janë pasqyra e një realiteti që po e përgjak Kosovën nga brenda. Statistikat flasin qartë dhe ftohtë: në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 20 vrasje çdo vit! Vetëm në periudhën 2010-2025 janë vrarë…

Lexo më shumë

Ramosaj: Rruga Deçan-Plavë dhe pista e skijimit në Beleg, synimet kryesore për mandatin e ardhshëm

Nëse arrin të marrë edhe një herë besimin e qytetarëve të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zotuar se do të përfundoj dy punë të mëdha. Ai ka premtuar rregullimin e rrugës Deçan-Plavë dhe përfundimin e projektit për pistën e skijimit në Beleg. “Rruga Deçan-Plavë nëse ka me ece Mali i Zi në trajektoren e njëjtë pro NATO-së, pro Evropës, për ta është edhe më e rëndësishme sesa edhe për ne kjo rrugë. Kam pasur takime të shpeshta me zyrtarë të lartë në Mal të zi përfshirë edhe kryeministrin Dushko Markoviq. Kemi…

Lexo më shumë

Përkujtim në ditëlindjen e Idriz (Xhemë) Ulajt (10 gusht 1942 – 3 qershor 2023)

Me rastin e ditëlindjes së gazetarit, shkrimtarit dhe poetit të njohur Idriz Ulaj, kujtojmë me nderim e mall figurën e tij të shquar. Idrizi lindi më 10 gusht 1942 në Vuthaj të Plavë-Gucisë dhe ndërroi jetë më 3 qershor 2023, në moshën 81-vjeçare, pas një jete të përkushtuar ndaj arsimit, publicistikës dhe letërsisë shqipe. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollën normale në Prizren dhe fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Karrierën profesionale e nisi si mësues në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë (1967), për të…

Lexo më shumë

Logu i Bjeshkëve 2025 – Kelmendi dhe Malësia në një festë madhështore të kulturës dhe traditës shqiptare (foto)

Sot, Njësia Administrative Kelmend dhe e gjithë Malësia u bashkuan në një festë madhështore – Logu i Bjeshkëve 2025. Ky aktivitet unik, që mbledh trevat shqiptare në një ditë plot këngë, valle dhe kostume tradicionale, mblodhi mijëra pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë ditë të veçantë, na nderuan me praninë e tyre: • Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me familjen e tij • Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë: Paulin Sterkaj, Bujar Rexha, Onid Bejleri dhe Marjana Koçeku • Prefektja e Qarkut…

Lexo më shumë