Hajrullah Hajdari:
DËSHMITË KUNDËR DON NIKOLLË TUSHËS TË DHËNA NËN PRESIONIN DHE DHUNËN E OZN-ës

Nikollë Tusha, u arrestua më 2 janar 1946, në vendin e quajtur Ranc. Ai më shumë se gjashtë muaj u torturua pa mëshirë në qelitë e burgut të Cetinës, por nuk e pranonte akuzën që po e rëndonte për veprimtari kundër popullit. Në mungesë të pranimit të akuzës, OZN- ës i duheshin dëshmi nga persona me ndikim apo qytetarë të tjerë të Ulqinit.  Kështu, më  2 mars 1946 në cilësinë e paditësës në zyrën e OZN-ës në Ulqin, , u paraqitë Marije Prelë Nuculloviq, amvise nga Zogajt e Ulqinit, analfabete, përndryshe motra e Mark Nuculloviqit, për të cilin Nikollë Tusha…

Lexo më shumë

ÇAMERIA SHQIPTARE NA THËRRET:
79 vjet prej fillimit te Genocidit grek ndaj Shqiptarëve

Shkruan, Sali Bollati I mbijetuar I masakres greke Po mbushen 79 vjet prej fillimit te Genocidit grek ndaj Shqiptareve te Camerise Shqiptare. Isha vetem 7 vjec; por nuk mund te harroj te marten e 27 Qershorit 1944 kur Nena Betulla, shume e Dashur na zgjon e na ngre nga shtrati me nxitim duke mbledhur nje pjese plackash per motren e vogel 2 vjecare Makbulen. Nisemi per ne shtepine e Daj Muhametit qe ndodhej ne qender te Paramithise,prane sahatit te qytetit. Tezja na hap deren; por ne nje moment Qazimi djali…

Lexo më shumë

Vuçiq, kuptoje se Albin Kurti i Prishtinës nuk është antar i “Klubit Politik të Zemunit” të Beogradit

Nga Ramiz LUSHAJ – Tropojë 1.Aleksandër Vuçiq, ti vërtet ke lindur në muajin mars, sikurse dhe Kurti, po dije se qëndrimet e veprimet tuaja për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, krahasimuar me Kurtin, janë me vitedritë larg, aq sa ç’janë Toka me planetin Mars.  Vuçiq, ju vërtetë jeni nja 5 vite moshe ma i madh se Kurti, po ju keni mbetur me shekuj jete larg, tek shek. XIV, bash tek Beteja e Fushë-Dardanisë, tek miti i fabrikuem e i rrejshëm serb për Kosovën.  Vuçiq, ju keni mbetë një vidovdanist…

Lexo më shumë

TRAJTIMI TEORIK I ZGJIDHJES SË ÇËSHTJES SË PAKICAVE KOMBËTARE

Nga NIKË GASHAJ Në botën bashkëkohore, që nga Perëndimi deri në Lindje, një numër i madh shkencëtarësh dhe ekspertësh të çështjes së pakicave kombëtare dhe të marrëdhënieve ndëretnike, kritikojnë ashpër konceptin e pastër të shtetit nacional, por gjithashtu dhe konceptin ekskluziv të shtetit qytetar(civil) në shoqëritë multietnike. Per shembull: Alpen Filips, drejtor i Organizatës joqeveritare ndërkombëtare MRG nga Londra, duke folur mbi të drejtat etnike të Evropës Juglindore, ndër të tjera, thekson:” Një problem i përgjithshëm, me të cilin ballafaqohet rajoni i Evropës Juglindore, është koncepti i shtetit nacional, apo…

Lexo më shumë

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS Z. ALBIN KURTI

Diplomatët dhe sanksionet e tyre vijnë e shkojnë, cënimi i sovranitetit dhe integritetit territorial është i pakthyeshëm Nga MSc. Agim Aliçkaj I nderuar Kryeministër Kurti,          E keni zgjedhë rrugën e vështirë, rrugën e ndërtimit të shtetit dhe të lavdisë kombëtare. Të gjithë ne të tjerët, që e duam vendin tonë me zemër dhe e kuptojmë drejt situatën, jemi në shërbim tuajin dhe të qeverisjes suaj të koordinuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.          Gjëja më kryesore është që të qëndroni bashkë unik dhe…

Lexo më shumë