Strehimi i Isa Boletinit në Mal të Zi, politikë, manipulim apo interes i ndërsjellë

Hajrullah Hajdari Oficerët e intelegjencës malazeze në Sanxhak dhe Kosovë, na maj të vitit 1910, kanë lajmëruar se Isa Boletini më 6 maj, ditën e Shëngjergjit, është paraqitur në skenën politike me 10.000 shqiptarë të armatosur! Pasi Isa kishte hyrë në territorin e Malit të Zi, kunsulli i Malit të Zi në Shkodër, Dushan Gregoviqi, më 19 qershor 1910, e lajmëroi valiun e Shkodrës se Isa gjendet në Mal të Zi. Valiu e luti konsullin që ky emigrant i rëndësishëm shqiptar të  largohet sa më larg kufiri turk, gjë të…

Lexo më shumë

Kulla e famshme e Martin Frangut, i Vllaznisë Junçaj, të Hotit

Përgatiti: Prof. Gjon Frani Ivezaj Hoti ka qenë gjithmonë krenaria e Malësisë. I pari ndër të parë, në Kuvende, në luftë për atdhe e liri, në virtyte e tradita. I pari i Hotit, Keq Preka thuhet se u vendos në katundin më të vjetër, në Lugun e Stares, i detyruar nga konfliktet me sllavë. Rrënjët e këtij fisi janë të thella në histori, por zhvendosja, shkatërrimet nga armiqtë tanë shekullorë, rrënimi i kohës, e mungesa e burimeve të shkruara e regjistrimeve zyrtare e lënë deridiku në hije këtë histori. Megjithatë…

Lexo më shumë

Isa Boletini dhe emigrantët shqiptarë në dokumentet arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi

Nga Hajrullah Hajdari Në dy fondet e Arkivit Shtetëror të Malit të Zi (në tekstin e mëtutjeshëm:ASHMZ), atë të Ministrisë së Pun;ve të Brëndshme (ne tekstin e mëtutjeshëm:MUD) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (në tekstin e mëtutjeshëm:MID) gjenden apo më mirë të thuhet janë të regjistruara një numër i konsiderueshëm i dokumenteve që kanë të bëjnë me Isa Boletinin dhe emigrimin e shqiptarëve të Vilaetit të Kosovës në Mal të Zi, pas shuarjes së kryengritjeve nga ushtria turke në vitin 1910. Dokumentet pasqyrojnë ardhjen e Isës në Mal të Zi, qëndrimin dhe aktivitetet e…

Lexo më shumë

Dy letra të pabotuara për Isa Boletinin

Siç është e njohur, Isa Boletini ishte organizator, pjesëmarrës, luftëtar dhe strateg i kryengritjeve të armatosura kundër sundimtarëve osmanë në Kosovë në vitet 1902-1903, 1908-1910. Pas shtypjes së Kryengritjes së Kosovës (1910), grupe të mëdha njerëzish nga Kosova, së bashku me disa nga prijësit e Lëvizjes Kombëtare u detyruan të braktisin vendin e vet dhe kërkuan strehim në Mal të Zi. Një ndër ta, madje i pari, që erdhi në Mal të Zi ishte Isa Boletini. Ky strateg popullor, organizator e udhëheqës i Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar qëndroi…

Lexo më shumë

DUHANI I KRAJËS QË NË SHEKULLIN XVII SHITEJ NË DUBROVNIK

Nga Hajrullah Hajdari Duhani është një bimë e cila është kultivuar para mijëra vjetësh në kontinentin e Amerikës e sidomos në territorin e sotëm të Meksiskës dhe Brazilit. Në Evropë kjo bimë ka qenë e panjohur deri në vitin  1492 kur zbuluesi Kristofor Kolumbo kishte mbërritur në Bahama. Aty si dhuratë kishte marrë edhe disa gjethe të thata të duhanit të cilat i solli në Spanjë. Megjithate,  35 vitet e ardhshme Spanja duhanin e importonte nga Amerika.Sevila u shpallë qendër botërore e duhanit, kështu që e gjithë sasia e duhanit që…

Lexo më shumë