Dy prej shumë protagonistëve të para dhe pas Betejës së Kosovës (1389), Lazar (h)RABeljanoviç dhe (v)UK BRAnkoviç nuk ishin princër serbë por shqiptarë në vrullin e asimilimit të tyre, pas startit që ishte nisur me Namanitët rasian. Llagapet e tyre tregojnë më së miri rrënjën e prejardhjes së këtyre prijësve mesjetarë të BALkhanit Perëndimor, respektivisht Qendror. hRAB’BAL'(j)AN’oviç dhe BRA’N’koviç janë antroponime, patronime, llagape të evoluuara metatezore dhe anagramore të rrënjës së etnonimit ARBan-ALBan. Mbaresat “-ov(a)” dhe “-(v)iç” nuk janë gjë tjetër përveçse përshtatje teknike-gjuhësore në logjikën e shkrimeve sllave, gjatë…
Lexo më shumëCategory: OPINIONE
Rrotacioni politik i shëndetëshëm për demokracinë
Diskursi politik Në vendet demokratike me pushtet të konsoliduar rrotacioni politik është dukuri normale, që është në favor të demokracisë dhe të pluralizmit, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autoritare me animozitete të brendshme jo vetëm politike, ku Mali i Zi, paraqet rast të veçantë në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore Nail Draga Në sajë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në çdo vend demokratik qytetarët me votën e tyre kanë mundësi për të siguruar një ndryshim të modelit qeverisës, me qellim për të zëvendësuar modelin e vjetër,…
Lexo më shumëAli Daci: Gucia më e madhe se Ulqini!
Shkruan: Ali Daci Zgjedhjet lokake të 30 gushtit shqiptarët e Gucisë i gjejnë grusht të bashkuar, përkundër vullnetit të liderve ulqinak e matrapazve të DPS- it. Në prag të zgjedhjeve lokale në Guci dhe atyre parlamentare në Mal të Zi lideret lokal në Guci bënë më të mirën e mundshme – bashkimin në një listë zgjedhore, kërkesë kjo jetike e popullit shqiptar. Duke uruar liderët e partive shqiptare për unifikimin e listës zgjedhore arrijmë në një përfundim se Gucia është më e madhe se Ulqini për kah vetëdija politike, kombëtare,…
Lexo më shumëVIRUSI KOVIDIAN I MOS-BASHKIMIT E KA PREK POLITIKËN SHQIPTARE NË MALIN E ZI
Washington, 8 prill 2014. Kur kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ishte për vizitë pune në Shtëpinë e Bardhë, iukërkua nga Zëvendëspresidenti Joe Biden, kandidati i sotëm përPresident i Amerikës dhe nga kongresmeni amerikan, Eliot Engel, aktualisht dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme nëKongresin Amerikan, që t’i mirëzgjidhte kërkesat e problematikat e shumta të Shqiptarëve në Malin e Zi, ai ishtedakord. Krejt dakord. Veçse, me sa më kanë thanë, kishte njëkusht. Të vetmin kusht. Përafërsisht kështu. Kësisoj: Tëmblidhen të gjitha partitë politike shqiptare së bashku e të mëparaqesin një listë të vetme me kërkesat e tyre…! Natyrisht, Krajl Nikolla i Riu, Milo Gjukanoviçikryeministër e president i Malit të Zi në dy shekuj, edhe prejvetit, por kryesisht e detyrimisht prej faktorëve gjeo-politik-diplomatik euro-atlantik, ballkanik, panshqiptar, ua plotësoi disakërkesa, i kreu disa zgjidhje problemesh, por jo gjithnji, jopërgjithnji, jo të gjitha, se ky “dekan i politikës ballkanike” ua di“sëmundjen e keqe” Shqiptarëve në Malin e Zi. Sëmundjen e keqe, kancerogjene: Mos-Uniteti. Mos-Bashkimi…! Edhe kur “virusi kovidian” i përçamjes ndërshqiptare, imos-bashkimit nacional e politik, nuk i prek randshëm me aspiratorim partitë politike shqiptare në Malin e Zi, Gjukanoviçiua gjen “shiringën” me njerëzit e Shtetit e të Kabinetit të VetQeveritar, kurse Ne-Shqiptarët e Ilirikut e Dy Anëve tëAtlantikut, ende nuk po e gjejmë “vaksinën e shpëtimit të kësajsëmundjeje nacionale”. N’msa për Sars-2/ Kovid-19 (!) Kjo e keqe përbrenda Nesh, edhe kësaj here, doli sheshit.Edhe kundër Gentit e Teutës, Balshajve, Buzukut, Jakup Ferrit, Çun Mulajt, Ded Gjo Lulit, Mujo Ulqinakut, Cafo Beg Ulqinit, Esad Mekulit…Dhe të sotmëve: Mark Gjonit…Ali Dacit.Kundër çdo shqiptari atdhetar nga Bregdeti Adriatik Mesëm nëAlpet Shqiptare (Bjeshkët e Bekuara), në Ballkan e Europë e deri në Amerikë. Sepse, prapë Shqiptarët e Malit të Zi, partitë e tyne politike, nuk po dalin me nji Listë të Vetme, po janë nda e përça në dygrupime politike elektorale, janë kthye mbrapa, tek VitiElektoral 2012 e 2016…! Sepse, disa-sish, shumë-sish nga rraca e politikanëve: janëmbrapsht, janë mbrapa, janë në mbrapshti, prej “Kovidit Politik” të pjellës së vet politike e të mbarsjeve të kahershme e derisotmepolitike kundërshqiptare krajlnikolliane e gjukanoviçiane: janëkthye mbrapa, tek Viti Elektoral 2012 e 2016…! Zoti i Ndihmoftë! Amin! Ramiz LUSHAJ
Lexo më shumëGushti, simboli i betejave për liri e bashkim kombëtar, kushtrim për unifikimin e votës së shqiptarëve në Mal të Zi
Shkruan: Azgan HAKLAJ Me dt. 30 gusht do të mbahen zgjedhjet në Mal të Zi. Shqiptarët do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Republikës së Malit të Zi. Është momenti kur shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, të diasporës, kryeqendrat e tyre politike Tirana, Prishtina, Shkupi, me sy, veshë, zemër dhe mendje, me përgjegjësi të lartë politike, ndërgjegje patriotike, vetëdije të lartë kombëtare të jenë pranë shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi. Të jenë pranë…
Lexo më shumë