Karl Gottlieb Von Windisch: Mbi Kelmendasit E Sremit – 1782 !

Fisi i Kelmendasve nga veriu i Shqipërisë, gjatë luftërave Austro­Ruso­Turke (1735­ 1773), luftoi përkrah Austrisë dhe kur trupat austriake u tërhoqën nga jugu i Ballkanit luftëtarët Kelmendas që luftonin në Kosovë e në Saxhak të Novi Pazarit nuk gjetën rrugëdalje tjetër, veç të tërhiqeshin në drejtim të veriut (me në krye udhëheqsin e vetshpallur Klement). Pas pak kohësh gjetën vendin më të përshtatshëm në rajonin e Sremit (Srem) diku mes lumenjve Danub dhe Sava, në perëndim të Beogradit të Serbisë. Aty zunë vend dhe filluan të përhapeshin edhe më tej,…

Lexo më shumë

MJEK I NDERUAR DHE INTELEKTUAL NË PËRMASA KOMBËTARE

In memoriam: Prof.dr.Simë Dobreci (1934-2020) Nga Dr.Nail Draga Ditën e marte  me 16 qershor  2020  në moshën 86 vdiq në Braticë-Ulqin  dr.Simë Dobreci, mjeku, profesori universitar, studiuesi dhe   intelektuali i njohur në përmasa  kombëtare. Ai ka lindur   më 27 mars 1934, në Braticë-Ulqin, me origjinë nga Shestani i Krajës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në Braticë e Ulqin(1953), gjimnazin klasik në Tivar(1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd(1963). Fillimisht ka punuar në Tivar e Ulqin(1964-67). Më pas shkoi në spitalin e Prishtinës (1967), ku filloj specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb…

Lexo më shumë

Rreziqet para nesh

Shkruan: Martin Vulaj Një shtrëngatë e tmerrshme politike po i kanoset Kosovës. Ky është rreziku më i madh që nga periudha kur forcat serbe shkatërronin shtëpitë e djegura, dhunonin femrat dhe vrisnin femijë si cuba të pamëshirë të dalë nga mesjeta ndërsa vagonat e zinj të deportimit u shfaqen në trupin e Evropës 50 vite pasi që ishte betuar  KURRE ME! Aso kohe kërcënimi ishte fizik dhe, në dukje më i rrezikshëm se ky i sotmi. Sot përballemi me rreziqe politike, të natyrës ekzistenciale, që janë po aq të rrezikshme…

Lexo më shumë

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni”, rrëfimet për kthimin e eshtrave të Vaso Pashës në Shkodër – Avantura shqiptare e një gazetari nga Libani

Nga Avni Dani, Tiranë – 29 Qershor 2020 Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shkruar një nga poezitë aq të bukura, saqë nuk kishte asnjë bashkëkombas që të mos e dinte. Fati i kishte rezervuar Vaso Pashës, 86 vjet pas vdekjes që të kthehej në vendlindje në një “varr pa kryq”. Në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit regjimi i kohës, pas shumë përpjekjesh e peripecishë, do…

Lexo më shumë

MASAKRAT SERBE NË SHQIPËRI 1913

Nga Nikë Gashaj Në maj 1913 Fuqitë e Mëdha u kërkuan trupave serbe e malazeze të tërhiqeshin nga Shqipëria Qendrore dhe Veriore të pushtuara prej tyre. Serbia, nga zemërimi që po humbte portet e Shkodrës dhe të Durrësit, la pas një vazhdë shkatërrimesh gjatë tërheqjes së trupave të saj. Ashtu që në shtator 1913 shpërtheu një valë e re mizorish. Më 20 shtator ushtria serbe mori me vete të gjithë gjedhët e Malësisë së Dibrës. Barinjtë u munduan të mbroheshin dhe luftuan, por u vranë të gjithë. Serbët vranë gjithashtu dy…

Lexo më shumë