Nga Ramiz LUSHAJ – Tropojë 1.Aleksandër Vuçiq, ti vërtet ke lindur në muajin mars, sikurse dhe Kurti, po dije se qëndrimet e veprimet tuaja për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, krahasimuar me Kurtin, janë me vitedritë larg, aq sa ç’janë Toka me planetin Mars. Vuçiq, ju vërtetë jeni nja 5 vite moshe ma i madh se Kurti, po ju keni mbetur me shekuj jete larg, tek shek. XIV, bash tek Beteja e Fushë-Dardanisë, tek miti i fabrikuem e i rrejshëm serb për Kosovën. Vuçiq, ju keni mbetë një vidovdanist…
Lexo më shumëCategory: OPINIONE
TRAJTIMI TEORIK I ZGJIDHJES SË ÇËSHTJES SË PAKICAVE KOMBËTARE
Nga NIKË GASHAJ Në botën bashkëkohore, që nga Perëndimi deri në Lindje, një numër i madh shkencëtarësh dhe ekspertësh të çështjes së pakicave kombëtare dhe të marrëdhënieve ndëretnike, kritikojnë ashpër konceptin e pastër të shtetit nacional, por gjithashtu dhe konceptin ekskluziv të shtetit qytetar(civil) në shoqëritë multietnike. Per shembull: Alpen Filips, drejtor i Organizatës joqeveritare ndërkombëtare MRG nga Londra, duke folur mbi të drejtat etnike të Evropës Juglindore, ndër të tjera, thekson:” Një problem i përgjithshëm, me të cilin ballafaqohet rajoni i Evropës Juglindore, është koncepti i shtetit nacional, apo…
Lexo më shumëLETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS Z. ALBIN KURTI
Diplomatët dhe sanksionet e tyre vijnë e shkojnë, cënimi i sovranitetit dhe integritetit territorial është i pakthyeshëm Nga MSc. Agim Aliçkaj I nderuar Kryeministër Kurti, E keni zgjedhë rrugën e vështirë, rrugën e ndërtimit të shtetit dhe të lavdisë kombëtare. Të gjithë ne të tjerët, që e duam vendin tonë me zemër dhe e kuptojmë drejt situatën, jemi në shërbim tuajin dhe të qeverisjes suaj të koordinuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Gjëja më kryesore është që të qëndroni bashkë unik dhe…
Lexo më shumëPREJ NAUMIT DERI TE HASAN PRISHTINA NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS, DHE PËRBALLJA ME SFIDAT E TANISHME
Hyrje Studiuesi çek Miroslav Hroch, nëpërmes formulimit të një tipologjie për periodizimin e procesit të tri fazave të lëvizjeve kombëtare, fazës a, b dhe c (në rastet e kombeve të vogla evropiane, në veçanti në rastet e kombeve eurolindore), ka kontribuar për një qasje më të mirë analitike në lidhje me studimin e proceseve të lëvizjeve kombëtare. Sipas tij, kjo skemë – abc e lëvizjeve kombëtare karakterizohet nga periudha e përkushtimit intelektual për kombin (faza a), periudha e agjitacionit patriotik për kombin (faza b), dhe periudha e masivizimit patriotik për…
Lexo më shumëESAD MEKULI, JETA E RE DHE NE
Dr.sc. Agron Y. GASHI Jeta Esad Mekuli u lind më 17 dhjetor të vitit 1916 në Plavë. Gjimnazin e kreu në Pejë, Mjekësinë veterinare në Beograd, ku u diplomua në fillim të vitit 1947. Specializoi parazitologjinë në Zagreb më 1947 dhe më 1948 u doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Beogradit. Pas çlirimit emërohet kryeredaktor i parë i fletores në gjuhën shqipe, e njohur ndër ne Rilindja (më vonë gazetë e përditshme). Në vitin 1949 themeloi revistën Jeta e re dhe ishte kryeredaktor i saj për gati një çerek shekulli.…
Lexo më shumë