Rrugëtimi jetësor i poetes, artistes dhe veprimtares së njohur shqiptare Kaltrina Hoti, me prejardhje nga fshati Hot i Komunës së Plavës, është histori më vete, një rrëfim i dhembshëm shpirtëror, një përjetim emocional i kësaj mërgimtareje për fëmijërinë e saj me fjalë të huazuara (lexo sllave), për familjen dhe vlerat e saj. Ky rrëfim pasqyron sfidat që ajo dhe familja e saj ka kaluar ndër vite, duke u fokusuar në padrejtësitë, sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e saj. Ajo rrëfen se ka lindur në…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Ndërprerja e filmit në gjuhën shqipe në Mal të Zi alarmon BE-në: Isë Qosj, nuk është diçka befasuese!
Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për lirinë e shprehjes pasi disa të rinj ndërprenë shfaqjen e një filmi që po projektohej si pjesë e një festivali të filmit në rrugë. Delegacioni i BE-së në Mal të Zi ka shprehur shqetësim pasi shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe u ndërpre të mërkurën në mbrëmje në Podgoricë. Shfaqja e filmit “Lejleku”, që ishte pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në rrugë “Dzada”, në lagjen Zabjelo të kryeqytetit, u ndërpre nga një grup të rinjsh që protestuan me zë të lartë. Delegacioni…
Lexo më shumëMe buzëqeshje dhe emocion: Filloi viti i ri shkollor në Guci
FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR 2025/26 NË GUCI Sot, në shkollën “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, në një atmosferë festive e të gëzueshme, filloi viti i ri shkollor 2025/26. Me këtë rast, drejtori i shkollës, mr. Luan Kukaj, uroi të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që ky vit të jetë i mbarë, i mbushur me punë, dije dhe suksese të pafundme në të ardhmen. Për herë të parë në bankat shkollore u ulën 28 nxënës në gjuhën malazeze dhe 7 nxënës në gjuhën shqipe (nga Gucia, Vuthaj, Martinaj dhe Vishnjeva),…
Lexo më shumë“The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee” : Plava e Gucia, ku Mali i Zi nuk guxoi të hyjë – siç shkruante shtypi amerikan më 1907
Për trimërinë e banorëve të Gucisë dhe Plavës në të kaluarën, janë shkruar dhjetëra tregime dhe libra. Që ky vend me të vërtetë ishte i veçantë, në vitin 1907 shkruanin gazetat amerikane “The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee”. Këto dy gazeta në një faqe të plotë botuan tekst për Plavën dhe Gucinë duke i quajtur këto dy vende qytete të ndaluara evropiane, me një vështrim të posaçëm mbi fitoren në Nokshiq, kur ata mposhtën ushtrinë e Marko Miljanovit. Gucia dhe Plava, qytete ku asnjë i huaj nuk mund të hyjë gjallë – Banorët…
Lexo më shumëShqiptarët ishin shumicë në Plavë–Guci, edhe sipas regjistrimit të vitit 1921
Historia nuk mund të fshihet me lapsin e pushteteve. Rreth vitit 1918, treva e Plavës dhe Gucisë ishte shumicë shqiptare absolute. Burimet osmane dhe raportet konsullore austro-hungareze e përshkruajnë këtë krahinë si një vend me shqiptarë myslimanë në shumicë dërrmuese, të pranishëm në çdo fshat, ndërsa elementet sllave ishin pakicë, kryesisht në disa lagje urbane. Pas aneksimit nga Mali i Zi në vitin 1913, dhjetëra dhe qindra familje sllave u vendosën në këtë trevë për të ndryshuar përbërjen etnike. Megjithatë, shqiptarët mbetën shumicë. Edhe pse regjistrimi i vitit 1921, i…
Lexo më shumë