Koha e asimilimit të dhunshëm në Plavë Guci ka përfunduar, por për fat të keq jo edhe ambiciet dhe metodat perfide të imponimit të gjuhës sllave ndaj shqiptareve autoktonë. Kohë më parë nxënësit e shkollës fillore të Plavës u ballafaquan me një problem të pazakontë për kohërat në të cilën jetojmë. Arsimtari i gjuhës zgjedhore gjermane, shqiptar ishte larguar nga mësimdhënia me pretekst që nuk ishte ende i diplomuar, gjë qe realisht dhe duke respektuar objektivisht kriteret e kërkuara është krejtësisht në rregull. Mirëpo, zgjidhja që kanë bërë pastaj autoritetet…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Fondacioni Plavë Guci shpërndau dhurata në vendlindje (video)
Shoqata e Plavë Gucisë me veprimtari në ShBA duke vazhduar traditën e kujdesit ndaj vogëlushëve edhe ketë vit për festat e fudvitit dhuroj qindra dhurata për fëmijët e trevës tonë. Në mesin e 470 dhuratave qe u dhuruan ne prag të ndërrimit të motmoteve Fondacioni Plavë Guci tregoj edhe një kujdes për 12 familje me kushte jo të mira ekonomike duke u dhuruar 12 familjeve nga 100 euro dhuratë. Këtë aktivitet e mbuloj me kronike të veçantë TV Teuta./Plava e Gucia Sot
Lexo më shumëÇfarë ndodhi në nëntor 1982 në Spaç me Rexhep Goçin
Rexhep Uk Goçi ka lindur në vitin 1937 në fshatin Ҫerem të rrethit Tropojë. Rexhepi ka qenë i martuar me Bora Goçaj dhe kanë lindur 7 fëmijë: Perlatin (më i madhi), Esatin, Luanin dhe motrat Sadete, Valdete, Valbona dhe Servete. Rexhepi kishte arsim fillor dhe ka punuar në ndërmarrjen e gjeologjisë në Tropojë. Më 14.2.1975 arrestohet nga Sigurimi për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, parashikuar nga Neni 73/1 KP. Më 30.5.1975 Gjykata e Tropojës e dënon me 10 vjet heqje lirie. Më pas e dërgojnë për të vuajtur dënimin…
Lexo më shumë“PLAVA E GUCIA SOT” JU URON VITIN E RI 2022
Të dashur miq dhe vizitorë të faqes “Plava e Gucia Sot” po përmbyllim së bashku me ju edhe një vit kalendarik. Në prag të ndërrimit të motmoteve , Ju dëshirojmë çdo të mirë për vitin e Ri 2022. Duke ju premtuar se kjo faqe dhe redaksi e saj do të jenë dritare mediale e Plavë Gucisë me botën e madhe shqiptare. Ne u jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj të pa rezerve dhe shumë domethënëse për ne dhe e vlerësojmë pa masë keshillat dhe komentet tuaja. Ne ishim aty dhe vazhdojmë…
Lexo më shumëNë Tuz është hapur ekspozita e piktores Kaltrina Hoti
Më 28 dhjetor 2021, me fillim në ora 18:00, në QKI ,,Malësia’’ – Tuz, Komuna e Tuzit, u hap Ekspozita me piktura të piktores Kaltrina Hoti të titulluar ,,Fillimi i fundit’’. Fjalën e rastit në këtë aktivitet e mbajti piktorja, kurse Ekspozitën solemnisht e hapi sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale znj. Marina Ujkaj. Për të gjithë të interesuarit, ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 10 Janar 2022.
Lexo më shumë