U bllokuan për disa orë në Jezercë, helikopteri i FA-së shpëton 6 shqiptarët nga Kosova (video)

Gjashtë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar një aventurë të rrezikshme në malin e Jezercës. Ata kishin mbetur për disa orë të bllokuar, derisa Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një operacion ajror duke mundësuar shpëtimin e tyre. 6 shtetasit nga Kosova janë dërguar me helikopter në Theth në gjendje të mirë shëndetësore. “Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më…

Lexo më shumë

Përurohet asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë të  martën në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë. Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Hoti tha se është i nderuar të marrë pjesë në përurimin e kësaj rruge, projekt ky i rëndësishëm për trojet shqiptare.  “Jam vërtet i nderuar që në ditët e para të mandatit e përurojmë një projekt të rëndësishëm të…

Lexo më shumë

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit Jeton Dedushaj: Ëndrra për lirinë dhe çlirimin e Atdheut

Jeton Dedushaj ishte lindur në një trevë që ka një histori të ndritshme të rezistencës së paepur shekullore për mbijetesë dhe të luftërave për liri, ishte rritur me rrëfimet për trimërinë e burrave dhe të burrëreshave të kësaj ane… Të gjitha këto rrëfime do të bëhen shkollë e jetës për Jetonin Jeton Idriz Dedushaj (01.05.1975 – 05.06.1999 ) Dëshmori Jeton Dedushaj u lind më 5 janar të vitit 1975, në trevën e Plavë-Gucisë, në fshatin Vuthaj, në një familje të dalluar në luftë për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e…

Lexo më shumë

Rrustem Berisha: Fushëbetejat më të mëdha të Betejës së Koshares (foto)

Nga: Rrustem Berisha Batalioni i parë “Bashkim Jasiqi” i Brigadës 138 “Agim Ramadani” Batalioni i parë “Bashkim Jasiqi” ka qenë një nga shtyllat kryesore të Brigadës. Ka vepruar në drejtimin e sulmit 333 që ka përfshirë edhe pikën strategjike Maja Gllava, ku kanë qenë ish-vrojtoret e forcave armike. Kjo pikë, bashkë më Rrasën e Koskhares, kanë qenë fushëbetejat më të mëdha të Betejës së Koshares. Batalioni I është përbërë nga luftëtarë të kalitur nëpër beteja dhe vullnetarë të rinj, të cilët, përkundër mungesës së përvojës, me vullnetin dhe trimërinë e…

Lexo më shumë

NOKSHIQI NUK HARROHET KURRË

Fshati emblematik i Plavë Gucisë sot ka marr një pamje ndryshe. Aty në therronjat e mbuluara nga historia serish kanë mugulluar gjurmët e shqiptarisë , aty sot në varrezat e fshatit të rezistencës heroike këtyre ditëve  përfundoi një projekt atdhedashurie  i bijēve të shqipes. Këta gurë të bardha që nuk ekzistonin fare para një viti, ishin te mbuluara me shkurre, sot sërish po reflektojnë emërtimet e këtyre trojenikve të këtij fshati shqiptar afër Plavës që në historinë e Lidhjes së Prizrenit mbeti i shënuar si vend i rezistencës me të…

Lexo më shumë