Fondacioni Plavë–Guci: Falënderim për një Vit Solidariteti dhe Veprash Konkrete

🙏 FALËNDERIM I FUNDVITIT 🙏 Në përmbyllje të këtij viti të suksesshëm, Fondacioni Plavë–Guci shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë donatorët, anëtarët e fondacionit dhe bashkëpunëtorët tanë, si në vendlindje ashtu edhe në New York. Falë bujarisë, përkushtimit dhe bashkimit tuaj rreth vlerave tona të përbashkëta, kemi arritur të realizojmë iniciativa të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetin tonë. Ky vit dëshmoi edhe një herë se solidariteti, organizimi dhe dashuria për vendlindjen sjellin rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. ✨ Projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti…

Lexo më shumë

Çelaj: Lëvizja për Guci realizoi dhjetëra projekte gjatë vitit 2025:

RAPORT I PUNËS DHE INVESTIMEVE NGA LËVIZJA PËR GUCI GJATË VITIT 2025 SI PJESË E QEVERISJES LOKALE Guci – Nënkryetari i Komunës së Gucisë, Asdren Çelaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një përmbledhje të projekteve dhe investimeve të realizuara gjatë vitit 2025, si pjesë e qeverisjes lokale. Sipas Çelajt, subjektit politik të cilit i përket, Lëvizja për Guci, i atribuohet një numër i madh projektesh konkrete që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në komunë, veçanërisht në aspektin infrastrukturor, kulturor, sportiv dhe të…

Lexo më shumë

Bashkëvendësja jonë Adelina (Shaban) Sinanaj dhuron dhurata për fëmijët e Plavë-Gucisë në prag të Vitit të Ri

Në prag të festave të fundvitit, një gjest i bukur humaniteti vjen nga bashkëvendësja jonë Adelina (Shaban) Sinanaj, e cila ka vendosur të gëzojë fëmijët e Plavë-Gucisë me dhurata të Vitit të Ri. Adelina ka bërë donacione për fëmijët në shkollën e fshatit Martinaj, si dhe për 12 fëmijë në fshatin Kumanicë, kumuna e Plaves duke iu siguruar atyre dhurata të dërguara enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Secili fëmijë ka përfituar nga një paketë e plotë që përfshinte: një xhaket dimri, një palë çizme, dorëza dhe pizhame, gjë…

Lexo më shumë

PARALAJMËRIM PËR SIGURINË PUBLIKE NDALOHET HEDHJA E MATERIALEVE TË NDEZSHME NË KONTEJNERË

Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se është konstatuar hedhja e materialeve të ndezshme në kontejnerët e mbeturinave, veprim ky që ka shkaktuar zjarr, incidente serioze dhe dëme të konsiderueshme materiale. Këto sjellje përbejnë rrezik permanent të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, pronën publike e private, si dhe për mjedisin urban. Për hire te sigurisë e përgjithshme, ju bëjmë thirrje të mos hudhni materiale të ndezshme në kontejnerë dhe të respektoni rregullat e përcaktuara për menaxhimin e mbeturinave. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por parandalimi i rrezikut. Megjithatë, në rast se…

Lexo më shumë

Dhurata për fëmijët nga “Metro Group” – Guci

Sot në Guci u shpërndanë dhurata me rastin e festave të fundvitit për të gjithë fëmijët e Kopshtit të Fëmijëve në Guci, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë gëzimi dhe festimi për më të vegjlit tanë. Dhuratat u siguruan nga kompania “Metro Group”, në pronësi të bashkëvendësit tonë Dardan Qosaj, e cila vazhdon me përkushtim traditën e bukur të shpërndarjes së dhuratave për fëmijët e qytetit tonë, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Nga kjo nismë përfituan të gjithë fëmijët që ndjekin Kopshtin e Fëmijëve në Guci, në të…

Lexo më shumë