Dokumentet e CIA-s: Kiro Gligorovit i janë ofruar 100 milionë dollarë për ta ndryshuar emrin e Maqedonisë

Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s. “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në…

Lexo më shumë

Shqiptarët në Malin e Zi duhen të binden se janë të lirë

Mes së drejtës në letër dhe realitetit në praktikë, ekziston një boshllëk që nuk mund t’i adresohet gjithmonë shtetit. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi vetë shqiptarët. Ndoshta ne si komb presim që një kroat apo një serb të dalin në Parlamentin e Malit të Zi e të kërkojnë një ligj i cili i detyron shqiptarët të shkruajnë emrat shqip. Pra, liria për të zgjedhur është liri dhe nëse ne zgjedhim që të mbajmë mbiemra dhe emra të shkruar sllavisht, nuk është faji i shtetit, por është vetëm…

Lexo më shumë

Një homazh për mësuesin e përndjekur: Gjurmët e Imer Alia Ahmetajt në shtypin e vitit 1971

Dy dëshmi të rralla për angazhimin e tij në arsim, në Kosovë dhe Mal të Zi Duke shfletuar gazetat e vjetra, njeriu gjen gjurmët e kohëve të shkuara dhe të njerëzve të palodhshëm që lanë shenjë në shoqëri. Dy copëza të veprimtarisë në shërbim të arsimit, kudo që punoi dhe jetoi në Kosovë dhe në Mal të Zi, na sjellin sot në kujtesë të ndjerin Imer Alia Ahmetaj, i cili para pak muajsh u nda nga jeta në Vuthaj. Kështu kanë qenë mësuesit e mirë: kudo dhe kurdo që është…

Lexo më shumë

Ambasada e Serbisë në Lisbonë është përdorur për fshehjen e kokainës?

Portali malazez “Vijesti” raporton se Ambasada e Serbisë në Lisbonë dyshohet se ka shërbyer në vitin 2020 si vend për fshehjen e kokainës nga një grup kriminal, i drejtuar nga ish-deputeti i “Demokratski Front”, Milo Bozhoviq. Këto pretendime bazohen në mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit të koduar Sky mes tij dhe Ivan Mijatoviqit. Në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit kundër këtij grupi përmendet një dërgesë kokaine, por nuk specifikohet qartë se ambasada ka qenë vendi i fshehjes; thuhet vetëm se droga është dërguar në një “lokacion të sigurt”. Sipas mesazheve…

Lexo më shumë

Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës. Kështu ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka thënë se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliut. Ai ka thënë se kjo është një fitore fillestare, për çka u zotua se do të jetë i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pasivizimi…

Lexo më shumë