“Alabar heq dorë nga nëntë plazhet në Ulqin dhe ua lë qytetarëve tanë”

Mohamed Alabar, themelues i Emaar Properties dhe president i Eagle Hills, do të heqë dorë nga nëntë plazhe në Plazhin e madh të Ulqinit për t’ua dhënë ato njerëzve nga Mali i Zi që aplikuan për to, tha kryeministri Milojko Spajiq pas një takimi me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, në të cilin u diskutua për tenderin për plazhet, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online. Kryeministri tha se në këtë mënyrë ish-pronarët e plazheve do ti marrin me qira ato plazhe. Nimanbegu u tha gazetarëve se ai ishte mirënjohës…

Lexo më shumë

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’ i njohur edhe si ‘topi i zërit’

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, pas një konference për media, i çoi gazetarët në oborrin e ndërtesës së SIV-it për t’u treguar një automjet të xhandarmerisë me një pajisje LRAD të montuar dhe për të demonstruar funksionimin e saj. Pjesëtarët e njësisë së xhandarmerisë nga Novi Sadi, të cilët kishin automjetin me pajisjen LRAD fotografuar pranë ndërtesës së parlamentit, treguan si funksionojnë këto pajisje dhe lanë të dëgjohet një mesazh të regjistruar paraprakisht, me të cilin, sipas fjalëve të Daçiqit, paralajmërohen protestuesit që të shpërndahen. Pjesëtarët e xhandarmerisë…

Lexo më shumë

“Dialogu poetik” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Libraria “Ulqini” kanë kënaqësinë të ju ftojnë në takimin “Dialogu poetik”, organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë. Ky takim i veçantë, që synon të nxisë frymën krijuese dhe të pasurojë peizazhin kulturor, do të mbahet të enjten, më 20 mars 2025, në orën 19:30, në ambientet e ngrohta të Librarisë “Ulqini”. Ju mirëpresim për të ndarë së bashku magjinë e fjalës së shkruar dhe për të përjetuar fuqinë e poezisë në një mbrëmje të mbushur me art dhe…

Lexo më shumë

Akademik Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsi nga MKRS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, ka nderuar akademikun Rexhep Qosja me Çmimin për Letërsi. “Në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, sivjet Ministria e Kulturës, ka nderuar Akademik Rexhep Qosjen me një çmim të veçantë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai u nderua me Çmimin për Letërsi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ndërkaq, në një postim në Facebook, Kryeministri Albin Kurti i ka kushtuar një artikull të gjatë ndarjes…

Lexo më shumë

Nimanbegu: Desant i organizuar pa precedent, i sinkronizuar me institucionet e sistemit

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu ka dalur sot në një konferencë për media ku ka paraqitur pikëpamjet e tia rreth çështjes së dhënies me qira të plazheve te Ulqinit. Fjalën e plotë për mediat të kryetarit Nimanbegu mund ta lexoni më poshtë. Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, Gjatë muajve të fundit kemi qenë dëshmitarë të miratimit të Programit të lokacioneve të përkohshme në zonën e të Mirave detare pa mendimin pozitiv të asnjë komune bregdetare, pastaj miratimit të çmimores për dhënien me qira të plazheve…

Lexo më shumë