Aliu: Serbia ndanë 5.3 milionë euro për shkollat me nxënës serbë në Luginë, përjashton nga lista ato me nxënës shqiptarë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë po diskriminon në kufi të racizmit nxënësit shqiptarë. Lutfiu përmes një postimi në Facebook ka treguar investimet që bën Serbia në shkollat me nxënës serbë dhe në ato me nxënës shqiptarë. “Me keqardhje të thellë, më duhet që në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të paraqes një listë të investimeve që Qeveria e Serbisë e ka bërë për shkollat në Luginën e Preshevës, e ku në fokus të investimeve janë vetëm…

Lexo më shumë

Mbahet në Tiranë takimi i parë punues për implementimin e projektit të urës mbi lumin Buna

Sot, në Tiranë është zhvilluar takimi i parë i grupit punues për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Këtë e bëri të ditur koordinatori i grupit punues nga Mali i Zi, Ilir Harasani, përmes një statusi në facebook, të cilin mund ta gjeni më poshtë: ”Sot, në Tiranë u zhvillua takimi i parë i grupit punues për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Si koordinator i grupit punues nga Mali i Zi, së bashku me homologen time nga Qeveria e Shqipërisë-koordinatore për…

Lexo më shumë

“​Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë”, Balli Kombëtar Demokrat proteston në Prishtinë

Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, transmeton Telegrafi. Ata me vete kanë pasur disa pankarta, ku kërkohej të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë. Protesta u udhëhoq nga kryetari i BKD-së Nikoll Perkaj. “Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”,…

Lexo më shumë

Frank Shkreli: Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm aktual

Nga Frank Shkreli (Me rastin e promovimit të librit të Z. Rrustem R. Berisha — “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”, mbajtur në sallën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork)  Përshëndetjet e mia autorit të Rrustem R. Berisha për veprën, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” dhe Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej” për organizimin e këtij tubimi, pikërisht, këtu në sallën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Të nderuar pjesëmarrës – Pres me kënaqësi që të…

Lexo më shumë

Regjistrimi i popullsisë do të mbahet në vjeshtë

Sipas Drejtorisë së Statistikës(Monstat)  bëhët me dije se të gjitha përgatitjet janë duke u kryer sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa për komisionin regjistrues qe do të punojë në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, do të mbahet në vjeshtë(1-15 nëntor), Qeveria ka ndarë 3 milion euro, që është dëshmi e sigurt që pas dy vitëve  qytetarët do të kenë mundësi të deklarohen ne këtë proces i cili iu mundëson atyre të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare, gjuhësore, fetare e gjinore si kudo në vendet demokratike Nga Nail  …

Lexo më shumë