Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë për hetim dhe vendosje të drejtësisë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një reagimi në “twitter” ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar në Serbi. Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit. Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një gjë të tillë derisa të vendoset drejtësia për këtë rast.

Lexo më shumë

Familja Kurmemaj në bashkërendim me Fondacionin “Trojet tona “dhuron 70 mijë euro për të rinjtë e diagnostifikuar me diabet tip 1

Një donacion i vlefshëm nga familja Kurmemaj për të rinjtë nga Tivari, Ulqini, Plava, Gucia dhe Rozhaja të cilët janë të diagnostifikuar me diabet tip 1 të cilëve iu është dhuruar dje në një mbrëmje të organizuar nga Komuna e Tivarit, familja Kurmemaj dhe Fondi humanitar shqiptaro-amerikan “Trojet tona”, shkruan Ulqini Online. Bëhet fjalë për mjetet në vlerë prej 70 mijë euro që iu ndanë 70 përfituesve – pacientëve të diagnostikuar me diabet të tipit 1. Ky është donacioni i dytë i humanistëve të rrallë, familjes Kurmemaj e cila nëpërmes…

Lexo më shumë

The Christian Science Monitor (1927) / Dialogu i veçantë i autorit të librit “Two Vagabonds in Albania” me djaloshin shqiptar Niko Papajani

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Korrik 2023 “The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 17 qershorit 1927, në faqen n°11, dialogun e veçantë të autorit të librit “Two Vagabonds in Albania — Dy vagabondë në Shqipëri” asokohe me djaloshin shqiptar Niko Papajani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Në Shqipëri — një dialog Po skicoja (vizatoja) poshtë mureve të kalasë, duke bërë një kompozim paraprak të qytetit poshtë meje me çatitë e kuqe dhe minaret…

Lexo më shumë

Pas takimeve në BE dhe NATO, Presidenti malazez vizitën e parë në rajon e bën në Serbi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, më 9 dhe 10 korrik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq. Siç është njoftuar nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milatoviq me nderime ushtarake do të vendosë kurorë lulesh në Monumentin e Heroit të Panjohur në Avala, si dhe të vendosë lule para shkollës fillore “Vladislav Ribnikar”. Për nder të vizitës së Presidentit Milatoviq, edhe Ambasada e Malit të Zi…

Lexo më shumë

Vendet e Quinti-it duan Abazoviq në krye të sektorit të sigurisë?

Ambasadorët e vendeve të Quintit do të kërkojnë në mënyrë indirekte nga mandatari i ardhshëm Millojko Spajiq pozita në sektorin e sigurisë për zyrtarët e LQ ABR, kanë konfirmuar për portalin BiznisCG disa burime pranë ambasadave të këtyre vendeve. Në veçanti, sipas këtyre burimeve, do të jenë këmbëngulës diplomatët e Britanisë së Madhe, të cilët konkretisht duan që Dritan Abazoviq dhe Filip Axhiq të mbulojnë këto funksione të rëndësishme. “Sigurisht që ambasadorët e Quintit nuk do t’i kërkojnë Spajiq direkt poste për LQ ABR, por në kuptimin se do të…

Lexo më shumë