Mbyllet procesi i votimit në Malin e Zi, raportohet pjesëmarrje e ulët

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi. Gazetarët e Euronews Albania ishin në Mal të zi për të ndjekur më nga afër procesin zgjedhor në Malin e zi. Në një raportim për Euronews Albania  ata thanë se është mbyllur tashmë procesi i votimit, ndërsa pritet që pas pak të filloj procesi i numërimit të votave, i cili pritet të përfundoj pas disa orësh. “Në të gjitha qendrat e votimit në komunën e Ulqinit është mbyllur me sukses procesi i votimit dhe duhet thënë se po…

Lexo më shumë

Zgjedhjet e nesërme në Mal të Zi, sa deputetë pritet të marrin partitë shqiptare?

Ditën e djeshme u mbyll fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Malin e Zi dhe sot vendi ndodhet zyrtarisht në heshtje zgjedhore. Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione të ndryshme politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, “Forumi Shqiptar” dhe “Aleanca për Shqiptarët” . Bekim Çobo, analist nga Mal i Zi tha në një intervistë për Euronews Albania se lëvizja Europa e presidentit Milatoviç pritet të marrë shumicën e numrave, edhe pse do t’i duhet ndihma e partive të tjera për të formuar qeverinë. Çobo u shpreh…

Lexo më shumë

PREJ NAUMIT DERI TE HASAN PRISHTINA NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS, DHE PËRBALLJA ME SFIDAT E TANISHME

Hyrje Studiuesi çek Miroslav Hroch, nëpërmes formulimit të një tipologjie për periodizimin e procesit të tri fazave të lëvizjeve kombëtare, fazës a, b dhe c (në rastet e kombeve të vogla evropiane, në veçanti në rastet e kombeve eurolindore), ka kontribuar për një qasje më të mirë analitike në lidhje me studimin e proceseve të lëvizjeve kombëtare. Sipas tij, kjo skemë – abc e lëvizjeve kombëtare karakterizohet nga periudha e përkushtimit intelektual për kombin (faza a), periudha e agjitacionit patriotik për kombin (faza b), dhe periudha e masivizimit patriotik për…

Lexo më shumë

24 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimit të Serbisë

Sot bëhen 24 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, ku edhe i dha fund luftës në Kosovë. Pas kësaj marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe…

Lexo më shumë

Shqiptarët e Amerikës letër Blinkenit: Kosova po zbaton kushtetutshmërinë – ta njihni se është aleat i fortë i ShBA-së

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dërguar letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ku kanë kërkuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për Kosovën. Në këtë letër ata i kanë sqaruar Blinkenit se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe kushtetutshmërinë në pjesën veriore. Ky komunitet ka kërkuar nga Administrata e Joe Biden që të qëndrojë krah Kosovës ndaj veprimeve agresive të Serbisë dhe ndërhyrjeve të saj në çështjet e brendshme të Prishtinës zyrtare. “Ju ftojmë Zoti Sekretar, që ta kujtoni dhe njihni se Kosova është…

Lexo më shumë