Abazoviq do të takohet me Escobar dhe anëtarë të Kongresit Amerikan

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka udhëtuar për në Uashington, ku sot në Departamentin e Shtetit do të takohet me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të pasohet nga takime me kongresmenë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill. Siç është raportuar nga kabineti i kryeministrit, takimet e Abazoviqit me anëtarët e Kongresit paraqesin një mundësi për të diskutuar për të ardhmen euroatlantike të rajonit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partneriteti dhe aleancë me SHBA-në. “Kjo pjesëmarrje do të…

Lexo më shumë

Janjiq: Shqiptarët e Luginës, problemi me të cilin duhet të përballet Vuçiqi

Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë ende presin që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dushan Janjiq, Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, mendon se kjo nuk është realiste, sepse sipas tij “Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin…

Lexo më shumë

“Do bllokojmë institucionet”, studentët serbë protesta ndaj propozimit franko-gjerman: Të nisin procedurat për shkarkimin e Vuçiqit

Studentët serbë të cilët kanë organizuar disa protesta radhazi kundër propozimit franko-gjerman, kanë paralajmëruar sot nga Beogradi se do të bllokojnë institucionet. Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik studentët deklaruan se u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për të shprehur mendimin e tyre për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës. Kujtojmë se mes Serbisë dhe Kosovës u arrit një marrëveshje në takimin në Ohër mes kryeministrit…

Lexo më shumë

Raporti i DASH-it për Serbinë: Shqiptarët në Luginën e Preshevës subjekt i diskriminimit

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022. Në raportin për Serbinë është theksuar diskriminimi i vazhdueshëm me të cilin shqiptarët përballen në Serbi. Është përmendur çështja e pasivizimit të adresave. “Shqiptarët etnikë ishin subjekt i disikriminimit dhe papunësisë joproporcionale. Udhëheqësit e shqiptarëve në Serbi pretenduan se Qeveria në mënyrë disproporcionale shënjestron shqiptarët etnikë me anë të ‘pasivizimit të adresave’ duke reduktuar shifrën zyrtare të shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi. Neni 18 i Ligjit për Banim të Qytetarëve në Serbi, lejon…

Lexo më shumë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje në lumin Moraça në Mal të Zi

Një grua ka humbur jetën të hënën pasi u mbyt në lumin Moraça të Podgoricës. Ndërsa, foshnja e saj është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në Spitalin e Fëmijëve. Shpëtimin e foshnjës nga lumi, e bëri deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani. Foshnja që u shpëtua sot nga Moraça është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por gjithmonë ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë për RTCG, mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për…

Lexo më shumë