Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane shfaqin momentin kur pjesëtarët e policisë së Çikagos arrestuan një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare – vetëm pak minuta para se të ngritej në ajër fluturakja, shkruan New York Post. Besnik Ismajlaj, 53 vjeç, kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon…

Lexo më shumë

Kur arsimtari, përkthyesi dhe poeti Beqir Haçi (1907 – 1990) shkruajti letrën në vijim, sigurisht që nuk e dinte për fatin tragjik që do t’i rezervohej vite më vonë nga regjimi komunist

Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16 Nga Aurenc Bebja*, Francë –  10 Maj 2025 Kur arsimtari, përkthyesi dhe poeti Beqir Haçi (1907 – 1990) shkruajti letrën në vijim, sigurisht që nuk e dinte për fatin tragjik që do t’i rezervohej vite më vonë nga regjimi komunist. Revista amerikane “Junior Red Cross News” botoi në shtator të 1922, në faqen n°16, letrën e tij kur ai ishte një djalosh 14 vjeçar, përmbajtjen e të cilës, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun…

Lexo më shumë

NEOSHQIPTARIZMI  SI VIZION E MISION KOMBËTAR

Arian  Galdini, NEOSHQIPTARIZMI,Botimet Jozef, Durrës, 2025 Si ide e koncept neoshqiptarizmi  të shqiptarët është i njohur në mes dy luftërave botërore, ku personalitete të njohura  shqiptare të kohës kanë prezantuar pikëpamjet e tyre filozofike e sociologjike, që ishte në favor të mendimit politik dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Në sajë të rrethanave shoqërore e politike pas shëmbjes së ideologjisë moniste në vendet e ish kampit socialist, shqiptarët kanë nevojë për neoshqiptarizmin sepse është  një thirrje për zgjim kombëtar, për rinisje dhe për ripërtëritje, duke qenë  vizion dhe mision për të…

Lexo më shumë

Shqiptarët e suksesshëm në botë mblidhen në Preshevë për spektaklin e Shën Terezës nga producenti Guga

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” për herë të parë do të realizohet në Luginën e Preshevës. Producenti Sokol Guga shprehet se është shumë i gëzuar që ky spektakël do të prek këtë qytet të mrekullueshëm. (Producenti Sokol Guga) Përzgjedhja e personaliteteve ka filluar dhe tashmë Guga po bëhet gati me stafin e tij të nisin një tur në Europë, ku edhe do ti xhirojnë personazhet në vendet respektive ku ata jetojnë dhe punojnë. “Është një spektakël i madh dhe shumë impenjativ, jo vetëm që do të angazhohet një…

Lexo më shumë

Skuadra shqiptare në finale të Kupës së Malit të Zi

Klubi nga Tuzi, Deçiqi, ka eliminuar Petrovacin në gjysmëfinalen e Kupës së Malit të Zi. Finalja e tretë për Deçiçin, a do të jetë hera e tretë me fat – klubi nga Tuzi si vendas barazoi me rezultat 2:2 kundër Petrovacit në një ndeshje emocionuese gjysmëfinale dhe falë fitores në ndeshjen e parë pranë bregdetit Adriatik (1:0), kualifikohen në finale. Skuadra shqiptare synon ta fitojë këtë trofe për herë të parë që ekziston si klub. Tre gola u shënuan në pjesën e parë, Deçiqi kaloi në epërsi me anë të…

Lexo më shumë