Redakori i programit ne gjuhen shqipe te Radio Malit të Zi zt.Marash Dedvukaj te dielen e kaluar e kishte gjetur ne një restorant afer Podgorices çanten e shtetases turke znj.Gülüzar Merve me dokumente e me 5100 euro te holla te gatshme. Pasi e kishte gjetur, permes pronarit të restaurantit, pronaren dhe ia kishte kthyet çanten me te holla zt.Dedvukaj e kishte refuzuar shpërblimin e ofruar nga pronarja, por kishte pranuar te merr pjese ne nje darke bashke me pronaren e gjerave qe i kishte gjetur znj.Gülüzar dhe me bashkeshortin e saj. /Plava e Gucia…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Drejtori i Drejtorisë së burimeve njerëzore Agron Camaj: “Le të mos ndodhin askujt më një e tillë”
Agron Camaj, Drejtori i Drejtorisë së burimeve njerëzore, sot ka nënshkruar librin e zisë në Ambasadën e Turqisë në Mal të Zi. Camaj, drejtori i parë shqiptarë në një drejtori aq të rëndësishme në nivel të Malit të Zi, pra që udhëheq burimet njerëzore, ndër të tjera është nënshkruar edhe në gjuhën shqipe. Agron Camaj, njëheri përkthyes i njohur dhe ish-sekretar shteti në Min. e Administratës publike, pozitën e Drejtorit që u emërua para sa ditësh, do e mbaj me mandat të plotë në 5 vite.
Lexo më shumëMinistri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq po viziton Kosovën: Angazhim dhe bashkëpunim në fushën e punëve të brendshme
Gjatë një vizite dyditore në Kosovë, ministri i Brendshëm i Malit të Zi Filip Axhiq u takua me homologun e tij kosovar, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ku u konstatua se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të mira dhe miqësore, si dhe angazhim i ndërsjellë për bashkëpunim në fushën e punëve të brendshme. Ministrat Axhiq dhe Sveçla ranë dakord që sot, në kohë sfidash rajonale dhe globale, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të forcohen më tej përmes mbështetjes reciproke në arritjen e qëllimeve strategjike. “Takimi mes dy ministrave ishte…
Lexo më shumëNacionalistët serbë në Mal të Zi këndojnë këngë “çetnike kundër Kosovës e pro Rusisë” (video)
Në Podgoricë, kryeqytetin e Mal të Zi, vendi i cili është anëtar i NATO-s, nacionalistët serbë kanë mbajtur një tubim në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë dhe duke kënduar këngë shoviniste për Kosovën. Rreth këtij tubimi ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë në një vend të NATO-s këndohen këngë “çetnike kundër Kosovës e pro Rusisë”. Gjithashtu, edhe analist i Ballkanit Perëndimor nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamowicz, ka publikuar disa pamje ku shihen veprimet e serbëve. Ai ka thënë se NATO…
Lexo më shumëMërgimtarët shqiptarë në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit (Video)
Mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar, të shtunën, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiq-Putin”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “JoAsociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin. “Ne, mërgata shqiptare në Gjermani jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia në bashkëpunim me…
Lexo më shumë