Sot bëhen 104 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. U llind në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Më mbas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Lugina e Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, Kamberi publikon letrën që i dërgoi Escobarit e Borrellit
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Gabriell Escobar, raporton GazetaBlic. Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në “Facebook” ku thotë se, në dinamikën e re të dialogut Kosovë-Serbi pret që të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Kamberi shton se kjo letër do t’i përcillet edhe Borrelli dhe Ursula Von Der Leyen. Letra e plotë: Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogue të Kosovës me Serbinë, po i japin…
Lexo më shumëNë Mal të Zi, 68% e të rinjve jetojnë me prindërit e tyre
Mali i Zi është vendi me përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë me prindërit e tyre, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Duke gjykuar nga harta e agjencisë, Mali i Zi është në një pozicion të palavdishëm në listën e vendeve evropiane, me 68 për qind të të rinjve, të moshës 25 deri në 34 vjeç, që ndajnë një shtëpi me prindërit e tyre. Nga ana tjetër, në Danimarkë të rinjtë u pavarësuan shumë shpejt, kështu që vetëm tre për qind e tyre jetojnë…
Lexo më shumëMbyllet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi
Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur si pasojë e borës së madhe që ka rënë gjatë natës. Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur pa dhënë ndonjë njoftim tjetër. Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. https://mpb.rks-gov.net/
Lexo më shumëEscobar: Mali i Zi pranë kolapsit institucional
Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë dhe pranë kolapsit institucional, tha i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.Escobar paralajmëroi për “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore.“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër kolapsit institucional, të tilla si të cilat nuk kam parë pothuajse në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri ranë dhe nuk pati përparim në formimin e një tjetër. Ata nuk…
Lexo më shumë