Kamberi e quan Serbinë shtet fashist: Prishtina e Tirana të jenë më të pranishme në Luginë

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e quan mendjeshkurtër Shqiprim Arifin, kryetar i Preshevës, për shkak të deklaratave të tij që Kosova të mos ndërhyjë në Luginë. Sipas tij, është jetike prezenca e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare në tri komunat ku jetojnë shqiptarët. Kamberi kërkon nga Kosova që të hartohet një program shtetëror për Luginën, ndërkaq thekson se prioritet i tij si deputet shqiptar në Serbi, është integrimi i barabartë dhe proporcional i shqiptarëve në organet shtetërore. Në intervistën për KosovaPress, ai flet edhe për…

Lexo më shumë

Kompania e famshme zvicerane prodhon orë me portretin e Skënderbeut

Kompania zvicerane e orëve, “Franck Muller” ka nxjerrë në shitje një model të orëve. Kësaj radhe prodhuesi ia ka dedikuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në qendër të orës figuron portreti i Skënderbeut me ngjyrë të arit gjersa në prapavijë është vendosur shqiponja kuqezi. “Senatus” e përshkroi Skënderbeun si heroi kombëtar shqiptar për rezistencën ndaj Perandorisë Osmane. Ndryshe, ky model është prodhuar vetëm 25 copë prej çelikut inox dhe 50 copë prej titanit të zi gjersa nuk dihet ende çmimi i saj.

Lexo më shumë

Gjeloshaj përshëndet dështimin e bisedimeve. “Nuk do të ketë qeveri antievropiane dhe antiamerikane”

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se perspektiva evropiane për Malin e Zi është rihapur, pasi dështoi marrëveshja për formimin e qeverisë së re. “Një fillim i mbarë i Vitit të Ri, lajme të mira nga Kuvendi. Nuk do të ketë qeveri antievropiane dhe antiamerikane. Tani me zgjuarsi dhe përgjegjësi, fillimisht zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas një marrëveshje për datën e zgjedhjeve të reja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. Sipas tij, fitorja e radhës e Malit të Zi…

Lexo më shumë

Artikulli i BBC për Alpet Shqiptare, reagon Rama: Një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë

Pas publikimit të artikullit për Alpeve Shqiptare nga BBC Travel, ka ardhur reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Në artikull media britanike flet për natyrën e Shqipërisë dhe se vendi është konsideruar si “enigma e Evropës”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se artikulli vjen si një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë në sezonin që nis shumë shpejt. “Prej dekadash, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me…

Lexo më shumë

Judah: Banorët serbë në veri më thanë se 600 burra ishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi

Tim Judah Gazetari dhe analisti i politikave në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, ka bërë së fundi një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duke zbuluar edhe disa detaje interesante. Këtë shkrim ai e ka titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?” Por, në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çka i thanë disa banorë nga veriu i Kosovës. “Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra…

Lexo më shumë