Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final. Ai ka thënë se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit. “Tani jemi në fazën finale”, ka shkruar Kambëri në Facebook, duke shtuar se ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për ta regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar. “Inkurajoj regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e…

Lexo më shumë

Kush është Ekrem Bajramoviq, i arrestuar nën dyshimin për krime lufte?

Masakra e 99-tës në Staradran të Komunës së Istogut iu mori jetën 18 civilëve. I mbijetuari i vetëm i kësaj masakre ishte Naim Elshani. Ish-polici boshnjak Ekrem Bajramoviq ka përfunduar në pranga në dyshimin për pjesëmarrje në këtë masakër. 8 majin e vitit 1999, Naim Elshani nuk do të harrojë kurrë. Atë ditë, prej 19 civilëve shqiptarë të ndaluar nga Policia Serbe, në fshatin Staradran të Istogut, tytës së pushkës arriti t’i shpëtoj vetëm ai, dersia 18 të tjerë mbetën të vdekur. Deri më tani, për këtë masakër nuk është…

Lexo më shumë

Arrestohet një boshnjak për krime lufte, ishte polic në Gjurakoc të Istogut gjatë viteve 1998-’99

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak. Sipas komunikatë për media të Prokurorisë Speciale thuhet se E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë  pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona. Me këto veprime i…

Lexo më shumë

Ndërroi jetë Sinishtaj, ish-deputeti shqiptar

Se ka ndërruar jetë Vasel Sinishtaj, ish deputeti shqiptar në parlamenti malazez, ka lajmëruar Nik Gjeloshaj. Sinishtaj ishte edhe Kryetar i këshillit politik i Alternativës shqiptare, subjektit që ishte bashkë-themeltarë, dhe krye-administratori i komunës së Tuzit. Gjithashtu, Gjeloshaj njoftoi se do të informoi me kohë për Orën komemorative dhe detajet e tjera. Portali “Plava e Gucia Sot” i shprehë ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit. Informacione lidhur me Funeralin Trupi i të ndjerit do të pushojë në shtëpinë mortore ‘Farenga Brothers Funeral Home’, 920 Allerton Avenue, Bronx NY 10469,…

Lexo më shumë

Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë. Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile. Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Lexo më shumë