Spiunët, oligarkët dhe sulmet kibernetike: Pse Mali i Zi është kaq i rëndësishëm për Rusinë

Policia malazeze ka zhvilluar një aksion të madh në territorin e Podgoricës, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë dhënë informacione për mshërbimin inteligjent rus. Njëri prej tyre dyshohet se është punonjës i administratës shtetërore dhe i gjithë aksioni është kryer në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi vihet në shënjestër të shërbimeve sekrete ruse dhe ka disa arsye që shpjegojnë lidhjen mes këtyre dy vendeve. Në kuadër të aksionit të pjesëtarëve të Agjencisë së Sigurisë…

Lexo më shumë

Mali i Zi e fton Kosovën me fusnotë në Samitin e Beçiqit – pjesëmarrja refuzohet nga Murati, Mehmeti dhe Murtezaj

Nën organizimin e Ministrisë malazeze të Financave, Doganës e Tatimeve dhe Bankës Qendrore, Kosova ka pranuar thirrjen me fusnotë në pjesëmarrjen e Samitit të Beçiqit. Mirëpo, përdorimi i fusnotës te emri i Kosovës, ka bërë që guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj të refuzojnë pjesëmarrjen në këtë samit. Lajmi se Kosova nuk do të merr pjesë në këtë samit e kanë konfirmuar për Telegrafin nga BQK-ja dhe ATK-ja. Po ashtu, në një nga panelet pritet të diskutojnë…

Lexo më shumë

Shpallen të padëshiruar në Mal të Zi 6 diplomatë rusë, hetimi për spiunët vazhdon

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë. Në postimin e tyre në Twitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi.…

Lexo më shumë

Abazoviq: Kurtin e çmoj, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat Edi Rama e Albin Kurtin si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Abazoviq ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale. “Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk…

Lexo më shumë

Arrestohet një person, dyshohet se i shiti asetet e Kosovës që ndodhen në Bosnje e Mal të Zi

Një person është arrestuar të hënën në Bërnjak, pasi dyshohet se ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat gjenden në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sipas policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja, për shitjen e aseteve. “PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të…

Lexo më shumë