Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se pret që mandatar për përbërjen e qeverisë së re malazeze të jetë Dritan Abazoviq. Pritej që ata që rrëzuan qeverinë e 43-të të Dritan Abazoviqit pa konsultim, me ngut dhe pa analiza se çfarë nesër, të kishin një plan B, d.m.th një zgjidhje tjetër, tha politikani shqiptar. “Unë kam paralajmëruar ato ditë se ky ishte një vendim i nxituar dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet tona afatgjate”, deklaroi Gjeloshaj, raporton rtcg.
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
La Turquie (1910) / Pas ndalimit të gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, Beqir Plangarica kërkoi ndihmën e Dervish Himës që të ndërhynte pranë Ministrit të Arsimit Publik
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shtator 2022 “La Turquie” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1910, në faqen n°2, shkresën e atdhetarit Beqir Plangarica drejtuar asokohe Dervish Himës, drejtor i gazetës “Shqipëtari”, në lidhje me ndalimin e gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Një gjuhë shqipe Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më magjepsëse. Ja një shkresë e re që merr nga Elbasani gazeta “Skipetari” : “Gjuha shqipe e cila prej më…
Lexo më shumëKosova dhe Mali i Zi me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Kështu bëri të ditur në një konferencë për media ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj pas takimit me homologun malazez, Rasko Konjeviç. “Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë jetike për shtetet e Ballkanit. Kjo është e ardhmja jonë, e ardhmja euro-atlantike”, tha ministri, raporton Telegrafi. Mehaj bëri të ditur se me ministrin malazez kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që prekë…
Lexo më shumëKapen miliona cigare të kontrabanduara në Mal të Zi
Miliona cigare të kontrabanduara janë kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi. Aksionin e ka përcjell nga afër edhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq. Abazoviq tha se po i japin fund kontrabandimit të cigareve. “Po i japim fund krimit dhe kontrabandës së cigareve në Mal të Zi” ka thënë Abazoviq. Gjatë ditës së djeshme Abazoviq ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale dosje të grupeve kriminale siç i ka quajtur ai, që janë të lidhur me kontrabandën në vend.
Lexo më shumëGjukanoviq e quan Kishën Serbe organizatë paramilitare e kriminale
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kritikoi ashpër Kishën Ortodokse Serbe, duke thënë se ajo nuk është një organizatë fetare, por një strukturë e kriminalizuar dhe paramilitare, e cila fshihet nga besimi i njerëzve në Zot. “Duke abuzuar me besimet e tyre të pastra, ajo u shërben ideologjive më të errëta të së tashmes.” Ajo që po bën Kremlini sot, përmes rishikimit të historisë dhe kthimit në epokën e Luftës së Ftohtë, së bashku me mënyrën se si po e bën atë duke shkaktuar kriza, madje edhe në Ballkan,…
Lexo më shumë