Nga Rusia, vazhdojnë sulmet kibernetike në Malin e Zi

RTMZ Në sulmin kibernetik janë investuara 100,000 deri në 2.5 milionë dollarë. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, deklaroi se Mali i Zi, që nga 20 gushti, është ekspozuar sulmit më të madh ndaj sistemit informativ, sulm ky që ende po vazhdon. Ai tha se Mali i Zi ka mbështetje të madhe nga partnerët e tij në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe falënderoi shërbimet e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës. “Do të përfshihen shumë shpejt dhe do të na ndihmojnë që sa më shpejt të dalim nga ky problem”, tha Dukaj.…

Lexo më shumë

Fondi Humanitar “Trojet tona”: Familja, Kurmemaj dhuron $100.000,00 u’a dedikon personave me diabet

Fondi Humanitar ‘Trojet tona’ misionin e vet e ka nisur pikërisht nga dëshira dhe vullneti i të gjithë atyre bashkatdhetarve që jetojnë dhe veprojnë në SHBA për të ndihmuar dhe kontribuar në vendlindje. Që nga themelimi e deri më tani, ata kanë siguruar donacione të mëdha për të ndihmuar në mënyra dhe forma të ndryshme ne vendlindjen e tyre. .Këtë radhë, përmes Fondit Humanitar ‘Trojet tona’ vjen një donacion i madh dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm nga bashkëatdhetarët tanë – Dina dhe Ahmet Kurmemaj.Familja Kurmemaj jeton prej shumë viteve në SHBA…

Lexo më shumë

Helmim masiv në Budva të Malit të Zi, turistët përfundojnë në spital pasi hëngrën në një restorant

Të paktën 96 turistë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi pasi hëngrën në një restorant në Budva, shkruajnë mediat vendase. Ata janë kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë konsumatorë në një restorant. Pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore me simptomat e helmimit, ata janë shtruar për ndihmë mjekësore në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes, transmeton portali malazez Dan. Në komunën e Budvës është konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi dhe se konsumatorët e një restoranti janë paraqitur në institucionet mjekësore për shkak…

Lexo më shumë

Abazoviq përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Abazoviq përmes një shënimi në twitter ka thënë se mirëpret dëshirën e dy vendeve fqinje për të arritur marrëveshje. Ai ka thënë se dialogu është e vetmja zgjidhje për të kapërcyer krizat. Sipas tij e kaluara nuk mund të ndryshohet, por mund të ndryshohet e ardhmja. “Qeveria e Malit të Zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer…

Lexo më shumë

Klani mafioz “Dreshaj” në Mal të Zi që udhëhiqet nga dy shqiptarë: Kush janë dhe me çfarë merren?

Mediumi “Vijesti” përmes një artikulli ka publikuar disa të dhëna sekrete nga sektori i sigurisë në Mal të Zi për një klan që udhëhiqet nga vëllezërit Leon dhe Viktor Dreshaj, për të cilin thuhet se është një grup kriminal i mbyllur që nuk rekruton anëtarë të rinj. Sipas informacioneve nga ato qarqe, grupi i organizuar kriminal “Dreshaj” në atë kontekst vepron sipas parimeve krejtësisht të kundërta në krahasim me nëntë klanet e tjera malazeze, të cilat “pranojnë” anëtarë pothuajse çdo ditë. Hetuesit kanë konstatuar se vëllezërit Dreshaj punët e tyre…

Lexo më shumë