DISKRIMINIM I MALAZEZVE APO KOMPROMIS I SHQIPTARVE Buxheti i aprovuar i qytetit të Tivarit për vitin 2026 prej €68,850,000.00 nuk ndan fonde as një cent për investime kapitale për Krajën, një rajon që përfshin mbi 25% të teritorit të komunës së Tivarit. Ky vendim perceptohet si diskriminues dhe potencialisht kriminal, duke ngritur pyetje se pse lejohen veprime të tilla dhe pse zyrtarët e zgjedhur politik heshtin. Kryetari i Bashksisë Lokale Ostros zotri Beqir Berjasheviq duhet të japë llogari pse kjo bashksi nuk paraqiti asnjë projekt në komunën e Tivarit për…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Rikthehet qarkullimi në aksin Pejë – Kullë – Rozhajë, me kufizime për kamionë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se, pas koordinimit me autoritetet e Malit të Zi, është rikthyer qarkullimi në aksin rrugor Pejë – PKK Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas. Sipas njoftimit, kjo rrugë aktualisht është e kalueshme vetëm për automjete të vogla, ndërsa për automjetet transportuese (kamionë) vazhdon të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të ri. Autoritetet bëjnë të ditur se për shkak të reshjeve të vazhdueshme, përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Lexo më shumëDemë Gjeka dhe Shtatë Bijtë – Epika e Një Trungu Trimëro
Në traditën e pasur të Vuthajve , ku historia dhe krenaria kombëtare janë gdhendur në gurët e kullave dhe në kujtesën e brezave, figura e trimit mbetet themel i identitetit dhe i qëndresës sonë. Poezia e autorit Hasan M. Gjonbalaj, kushtuar kreshnikut Demë Gjeka nga vëllazëria e njohur Vukaj, vjen si një jehonë e fuqishme e kësaj trashëgimie të lavdishme. Kjo vepër poetike nuk është vetëm një rrëfim për jetën dhe sakrificën e një burri të madh, por një himn për qëndresën, nderin dhe dashurinë e pashuar për tokën e…
Lexo më shumëBora në Mal të Zi, Qendra për Menaxhim Kufitar tregon se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë është e pakalueshme për kamionë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë Rozhanjë është e pakalueshme për mjetet e transportit kamionë. Kjo qendër thotë se ka kontaktuar me policinë e Malit të Zi. Rruga është e pakalueshme pas reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi. “Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi. Për më…
Lexo më shumëShqiptari shmang dëbimin nga Britania pasi argumentoi në gjyq se djali i tij s’mund të ha mish pule në ndonjë vend tjetër
Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën e qëndrimit në Britani të Madhe duke argumentuar se djali i tij 11-vjeçar nuk e ha mishin e pulës në ndonjë vend tjetër. Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Britania e Madhe, pas një beteje të gjatë ligjore, duke argumentuar se dëbimi i tij do të kishte pasoja të rënda për familjen, veçanërisht për djalin e tij 11-vjeçar, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për Klevis Disha, 39-vjeçar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani me identitet të rremë dhe…
Lexo më shumë