Shkarkohet Musa Gjoka redaktor i Programit të pakicave në RTMZ

Gazetari nga Malësia, Musa Gjoka, ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra e redaktorit të Programit të pakicave në RTMZ, pa asnjë paralajmërim as sqarim nga ana e drejtorit të përgjithshëm. Lexo njoftimin e plotë: Kohëve të fundit më kan pyetur disa miqë pse më nuk figuron emri yt në mbyllje të emisioneve që tarnsmetohen nga Programi i pakicave në TVMZ?!Në lidhje me këtë situatë dua që tju njoftojë. Para dy muajësh drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit publikë më shkarkojë nga detyra e redaktorit të Programit të pakicave në Televizion publikë.…

Lexo më shumë

Fondi “Trojet tona” pajisë me rekuizita sportive 85 fëmijë

Kumtesë për media e Shërbimit për informim të Fondit humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ Pajisja me rekuzita sportive e 85 fëmijëve që merrën me sportin e karatesë Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” gjatë javës që lëmë ka financuar blerjen e rekuzitave të domosdoshme për fëmijë të Klubit të karatesë ‘’Ulqini – Ana e Malit’’. Në këtë mënyrë 85 fëmijë të moshave të ndryshme janë pajisur me veshjen sportive kimona por edhe rekuizita tjera të domosdoshme për shkollën e karatesë. Vlera e përgjithshme e këtij finacimi është 5000€. Klubi i karatesë ‘’Ulqini…

Lexo më shumë

Ish-presidenti malazez, Svetozar Maroviq shpallet “non grata” nga SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione ndaj kreut të grupit kriminal të Budvës dhe ish-zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Svetozar Maroviq, për shkak të, siç u njoftua, aktiviteteve destabilizuese dhe korruptive. “Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një konferencë me gazetarët. Svetozar Maroviq u arrestua në dhjetor 2015, për t’u liruar nga burgu në maj të vitit tjetër pasi u deklarua fajtor dhe…

Lexo më shumë

Kuvendi i Preshevës shkarkon Ardita Sinanin nga posti i kryetares

Kuvendi i Preshevës ka votuar sot pro shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës. Në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, me 20 vota për asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, u shkarkua Sinani. Megjithatë, Kuvendi u mbajt, por shkarkimi i Sinanit u kundërshtua. Ajo zgjodhi Facebook-un për të falënderuar përkrahësit. “Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo. Alternativa për…

Lexo më shumë

Vitali Klitschko mesazh për shqiptarët: S’do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj

“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Kievit në një mesazh të transmetuar në manifestimin që po mbahet në Tiranë për t’i solidarizuar me luftën. Vitali  Klitschko theksoi se e çmonte shumë këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë. “Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë!I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë…

Lexo më shumë