Incident në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, gati sa nuk kërcitën grushtet

Mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi është ndërprerë sot pas një sherri mes kryeministrit në detyrë Zdravko Krivokapiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviq në momentin kur po diskutohej vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë. Mbledhja u ndërpre, siç u njoftua zyrtarisht, “për shkak të mosmarrëveshjes në procedurën e miratimit të vendimit për zbatimin e sanksioneve të përcaktuara në pikat 11, 12, 13. të rendit të ditës të miratuar. Arsyeja e ndërprerjes së seancës nuk është vetëm Krivokapiq”, thuhet në deklaratë. Në rendin e ditës ishte një paketë…

Lexo më shumë

Abazoviq tregon se kush po e mbështet për kryeministër të Malit të Zi

Njeriu që ka marrë të drejtën për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i kënaqur me takimin e sotëm me përfaqësuesit e opozitës dhe se “gjithçkaje po i vjen fundi”. “Madatari ka përfunduar pjesën e punës që i takon. Tani gjithçka varet nga partitë. Aktualisht kemi mbështetjen e partive të pakicave, SNP dhe koalicionit ‘E Bardha në të Zezë”, tha politikani shqiptar. Ai gjithashtu deklaroi se agresioni kundër Ukrainës nxiti frikë në disa struktura, raporton vijesti.me. Abazoviq tha gjithashtu se është e…

Lexo më shumë

Gjykanoviq akuzon sërish Serbinë për ”Open Balkan”: Duan që Mali i Zi të mos ekzistojë

Presidenti malazez Presidenti malazez, Milo Gjykanoviq ka akuzuar sërish Serbinë se kjo e fundit dëshiron që Mali i Zi të mos ekzistojë. Ndaj nismës “Open Balkan” është shprehur mosbesues, njësoj sikundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Gjykanoviq ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, ku pritet të japë edhe intervistë lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO. Duke e krahasuar periudhën aktuale, me sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Gjukanoviç thotë se Beogradi “së pari shpall rrezikimin e serbëve…

Lexo më shumë

Kërkimi i gazit në Mal të Zi fillon në verë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Marko Perunoviq, tha se faza e dytë e hulumtimit të bregdetit të Malit të Zi dhe kërkimi i gazit natyror duhet të fillojë në fillim të verës. Ai njoftoi se qeveria ka miratuar aneksin e kontratës me çka kompanisë greke “Energean” i janë dhën edhe 4 muaj afat të prezantojë partnerin e ri me të cilin do të hyjë në këtë projekt. Afati i mëparshëm për atë kompani ishte 15 marsi i këtij viti. “Ne kemi një shans të madh për të pasur…

Lexo më shumë

Gjeloshaj – Kryeministri i mandatuar është shqiptar, fitore e madhe e Malit të Zi

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjelosaj, tha se koncepti i qeverisë së pakicës pothuajse ka përfunduar dhe se deputetët në Kuvend duke votuar pro ose kundër do të tregojnë qëndrimin e tyre ndaj pakicave, por edhe ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi, transmeton TVMZ. Ai në emisionin mëngjesit të TVMZ ka deklaruar se fitorja e madhe e Malit të Zi qytetar është që kryeministri i mandatuar është shqiptar. “Unë kam biseduar me mandatorin dhe kam kuptuar se koncepti i një qeverie të pakicës pothuajse ka përfunduar dhe se kryeministri pritet të paketojë gjithçka që i nevojitet në ditët në vijim dhe të…

Lexo më shumë