Abazoviq anulon vendimin e Krivokapiqit rreth marrjes së shtetësisë malazeze nga të huajtI

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndryshimin e vendimit për kriteret për marrjen e shtetësisë malazeze do të anulohet, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. Vendimi do të anulohet pasi nuk ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai apeloi Qeverinë që të mos marrë vendime që mund të jenë të dëmshme në mandatin teknik. “U bëj thirrje kolegëve të mos marrin vendime në mandatin teknik që mund të jenë të dëmshme dhe irrituese. Mos të punojnë si Partia Demokratike e Socialistëve, ku kishin mbushur institucionet, harxhuar rezerva…

Lexo më shumë

Ky është sinjali pse gënjeshtrat serbe nuk zënë vend nën Administratën e Presidentit Biden/ Shala ka një mesazh për krerët e shtetit

Anëtari i bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala, konsideron se Kosova nuk duhet të trazohet për letrën që 16 kongresistë amerikan ia shkruan Presidentit Joe Biden, në favor të Serbisë. Ai ka thënë se përkrahja e vetëm 16 Kongresmenëve, fakton se sa respektohet e përkrahet shteti serb në Amerikê. Ky aktivizim i lobit serb, sipas Shalës ka ardhur për shkak të aktivizimit të lobit shqiptar në kërkesat për njohjen e shtetësisë së Kosovës, si dhe integrimin e saj në struktura euro-atlantike. ““Gënjeshtra për popullin serb, është krenari kombëtare…

Lexo më shumë

Vazhdon rënia e numrit të shqiptarëve në Mal të Zi

Të dhënat e publikuara nga CEDEM-i nga mesi i muajit dhjetor në vitin e kaluar gjatë hulumtimit të opinionit në mes tjerash kanë paraqitur të dhëna në lidhje me strukturën kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, ku për shqiptarët kanë prezantuar shifrën prej 4.6% në kuadër të popullsisë së përgjithshme, nga del se është më e ulët për 0.3% se nga regjistrimi i popullsisë i mbajtur në vitin 2011, çështje e cila mbetet e diskutueshme deri në regjistrimin e rregullt të popullsisë që duhet të mbahet gjatë këtij viti,…

Lexo më shumë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Pushtimi i Ukrainës mund të destabilizojë situatën në Kosovë

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit. Peleshi tha se kjo mund të destabilizonte situatën në Kosovë. Ai në Euronews Albania përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak atje, transmeton Klankosova.tv. “Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme…

Lexo më shumë