Një gjykatëse federale urdhëroi të premten Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim dhe ia ndaloi atij përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike. Vendimi i gjykatëses Denise Cote erdhi disa javë pas një procesi gjyqësor shtatë ditor në dhjetor. Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit në vitin 2020. Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals – që më pas u quajt Vyera – kur ajo…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Përfundon stërvitja e Njësisë Speciale të FSK-së me Forcat Speciale të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri. Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj. “Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë…
Lexo më shumëFamilja Abazoviq i dhuroi Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit skaner CT me vlerë 300 mijë eurosh
Mirënjohje për një gjest njerëzor dhe human Që nga sot Shtëpia e shëndetit e Ulqinit ka një CT skaner në vlerë prej treqind mijë eurosh. Bëhet fjalë për një donacion të familjes Abazoviq, e cila i dhuroi Shtëpisë së shëndetit së Ulqinit nga mjetet të grumbulluara për trajtimin e djalit të tyre, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë dy vite më parë, mësohet nga Ministria e shendetsisë, transmeton Ulqini Online. Me atë rast, Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe ministrja e Shëndetësisë dr. Jelena Boroviniq Bojoviq kanë vizituar sot Shtëpinë Shëndetësore të…
Lexo më shumëKurti, Osmani e Konjufca me deklaratë të përbashkët, nuk sprapsen për punën e referendumit
Përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës. Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Deklarata e Përbashkët e Institucioneve të Republikës së Kosovës, pas…
Lexo më shumëSHBA kundër protestës së Berishës, Escobar: Dhuna s’mund të jetë mjet për të marrë kontrollin e një partie politike. Autoritetet të ndjekin penalisht çdo përgjegjës (video)
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mun të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Escobar tha për Zërin e Amerikës se mbështetja në protesta në rrugë nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje e elektoratit dhe rikonfirmoi se ka marrëdhënie të mira me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Escobar foli edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në…
Lexo më shumë