Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar Presidentit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e Ugljanin në krye të saj, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Duke e falënderuar kryeministrin Kurti për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, Ugljanin ka thënë se koncepti i vetëvendosjes, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe integrimi në NATO mbeten tema të përbashkëta. “Republika e Kosovës, me ju në krye…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” Ulqin, do të shënojë 31-Vjetorin e themelimit
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të shënojë 31-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast do të shfaqet dokumentari “30 vjet kulturë” dhe do të ndahet Çmimi Tradicional i “Art Club”-it. Aktiviteti do të mbahet të martën, më 28 dhjetor 2021, ora 12:00, në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza”. Ju ftojmë që të merrni pjesë dhe ta pasqyroni këtë veprimtari kulturore në mediat Tuaja.
Lexo më shumëGjeka: Nga buxheti shtetëror Ulqinit do t’i takojnë 0.12 për qind
Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka deklaroi se nga Buxheti i Malit të Zi gjatë vitit 2022 Ulqini do të fitojë rreth tre milion euro. “Nëse llogaritet në përqindje, atëherë bëhet fjalë për 0,12 për qind, që dëshmon për kujdesin e pamjaftueshëm të organeve kompetente lidhur me ndarjen e mjeteve nga buxheti për vitin e ardhshëm”, tha ai. Siç shtoi, Ulqinit i dedikohen vetëm dy projekte, Kino Salla dhe ndërtimi i Bulevardit. “Mirëpo, këto projekte datojnë prej kohësh: i pari tre vjet,…
Lexo më shumëRedaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” uron Krishtlindjet
Të gjithë vëllezërve shqiptarë të konfesionit të krishter i urojmë gëzuar Krishtlindjen për shumë mote. Paqe, begati e lumturi e të gjitha të të mirat. Urime dhe festofshi gjithnjë të lumtur në mesin Tuaj familjar. Ju uron redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”
Lexo më shumëKKSH uron Krishtlindjet
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre shqiptarë, ju uron gëzuar Krishtlindjet, duke ju dëshiruar shëndet, begati, zhvillim e prosperitet në familje e shoqëri. Festat fetare për ne si shqiptarë janë të veçanta, sepse pëveç besimit, krijojnë harmoni e unitet kombëtar, për çka duhet të ndihemi krenar përpara gjithë botës. Gëzuar e për shumë mot! Kryetari, Faik Nika
Lexo më shumë