Biden pranon dosjen për rastin e Vasfije Krasniqit dhe vëllezërve Bytyqi

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, këtë të enjte ka pranuar një letër nga 12 kongresmenë me anë të së cilës i bëhet thirrje që çështja e vëllezërve Bytyqi dhe rasti i tash deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi të futet në agjendën e tij. Kjo u bë e ditur nga vet Vasfije Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook. Ajo tha se ndjehet mirë që 12 anëtarë të Kongresit Amerikan u bashkuan në letrën drejtuar Biden për përmbushjen e zotimit të tij në mënyrë që…

Lexo më shumë

Ministri Aliu: Kemi ndarë buxhetin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se qeveria ka ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Aliu në një konferencë për media tha pas vizitave që kishin në Itali dhe pas asaj në Bruksel kanë marrë sinjale pozitive për këtë projekt dhe se shpejti do të fillojë hartimi i një plani të saktë lidhur me projektin. Aliu bëri të ditur, se po ashtu është ndarë buxheti për studimin e fizibilitetit për këtë projekt. “Pas nënshkrimit të memorandumit në Elbasan dhe pas vizitave që patëm në Itali dhe…

Lexo më shumë

Zbulimi i Marin Memës: Dukagjinasit, Shqiptarët e vjetër të Sirisë

“Gjurmë Shqiptare” këtë herë na con larg në kohë dhe vend , gjithmonë me te njëjtin qëllim, zbulimin e rrënjëve tona. Cila është historia e degës se Dukagjinasve që u vendos 500 vjet më parë në Siri ? Kush ishte i pari i tyre ? Çfarë thonë dokumentat dhe të dhënat e autorëve të ndryshëm ? Përse u vendosën në Siri dhe kush ishte pinjolli i kësaj familje që ndërtoi një pjesë të madhe të njërit prej qyteteve më të rëndësishëm në këtë vend ? Çfarë ndodh me ta sot…

Lexo më shumë

Të enjten fluturojnë mbi Shkup avionët F-16 të NATO-s

NATO Të enjten në Aeroportin e Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet, do të organizohen aktivitet për të demonstruar mënyrën e zbatimit të misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut. Gjatë këtij aktiviteti, publiku mund të njoftohet dhe të jetë dëshmitar i mënyrës se si zbatohet patrullimi ajror dhe po ashtu të njoftohet me avionët ushtarak të NATO-s si F-16 dhe AVAKS. Me këtë ngjarje, do të shënohet edhe përfshirja e hapësirës ajrore të Maqedonisë Veriore në sistemin e NATO-s për patrullim ajror./tch

Lexo më shumë