Deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi, i cili vjen nga radhët e Alternativës Shqiptare, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Mediave që të mos japë pëlqimin për legalizimin e objektit ilegal – kishës së vendosur nga Kisha Ortodokse Serbe në majën e Rumisë.“Maja e Rumisë nuk është thjesht një pikë gjeografike; ajo është një monument historik dhe kulturor që u takon të gjithë qytetarëve, pa dallim feje apo kombësie. Institucionet relevante të Malit të Zi e kanë pasur obligim që ta mbrojnë Ruminë si zonë me rëndësi të veçantë…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Ali Salaj: Buxheti i Ulqinit për këtë vit, Ana e Malit me investim qesharak dhe përbuzës
Nga Ali Salaj Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej afër 24 milionë euro, i cili përfaqëson një rritje prej pothuajse 2 për qind krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu, siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, “një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale”. Kuvendi paraqiti informata të mjaftueshme për të bindur veten se financat janë në rregull dhe se objektivat e planifikimit buxhetor dhe financiar janë duke u përmbushur. Mirëpo, në shikim të parë vërehet se…
Lexo më shumëGoditje për studentët shqiptarë: Ndryshimet në ligjin e njohjes së diplomave dhe pasojat për studentët nga Mali i Zi
Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për njohjen e dokumenteve arsimore ndërkombëtare dhe barazimin e kualifikimeve i prek drejtpërdrejt studentët që i përfundojnë studimet jashtë Malit të Zi dhe e vështirëson procedurën e njohjes së diplomave të tyre. Në rastin konkret, ata që goditen më së shumti janë studentët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët i kryejnë studimet në gjuhën shqipe në universitetet e vendeve të rajonit Ismet Kallaba Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar gjatë muajve të fundit një sërë ndryshimesh dhe plotësimesh të ligjeve që…
Lexo më shumëSuzanna Shkreli, kandidatja shqiptaro-amerikane për Sekretare Shteti në Michigan
Suzanna Shkreli, një figurë e njohur shqiptaro-amerikane me përvojë në shërbimin publik, po kandidon për postin e Sekretares së Shtetit në Michigan në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026. Ajo njoftoi kandidaturën e saj zyrtare në fund të vitit 2025, duke u larguar nga pozita e Komisioneres së Lotarisë së Michiganit për të u përqendruar në këtë garë të rëndësishme politike, shkruan Illyria, transmeton Ulqini Online. Shkreli është rritur si një amerikane brezi i parë me origjinë shqiptare. Në një intervistë të saj për mediat në SHBA ajo tregon për origjinën e saj,…
Lexo më shumëDiskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, Rexhepi: Shkollat shqipe, në gjendje të mjerueshme
Kemajl Berisha Serbia po vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke cenuar edhe të drejtat elementare të njeriut, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Me politikat diskriminuese, ai shton se Beogradi zyrtar po tenton të shpopullojë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën në mënyrë të heshtur. Pasivizimi i adresave, varfëria ekstreme, mosnjohja e diplomave, mungesa e integrimit në polici dhe instituicioneve, janë disa nga temat për të cilat Rexhepi flet me shqetësim për realitetin në këto tri komuna. Derisa flet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës,…
Lexo më shumë