Nga Musa Kurtulaj Panairi i 6-të mbarëkombëtar i librit, i zhvilluar kohët e fundit në Komunën e Tuzit të Malësisë së Madhe, përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë, në Mal të Zi, ishte tashmë një ngjarje e konsoliduar kulturore që mblodhi shtëpi botuese dhe autorë nga e gjithë hapësira shqiptare. Me pjesëmarrjen e 38 shtëpive botuese – nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e deri në Çamëri – ky panair dëshmoi jo vetëm rëndësinë e librit në jetën kombëtare, por edhe rolin thelbësor që komunitetet shqiptare jashtë kufijve…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Gjendja aktuale në shkollën fillore shqipe të Plavës: sfida, përkushtim dhe thirrje për vetëdijesim
Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë vazhdon të jetë vatër e dijes dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, pavarësisht sfidave të shumta, veçanërisht në aspektin e numrit të nxënësve. Për vitin shkollor 2025/26, gjendja sipas klasave është si vijon: • Klasa I: 5 nxënës • Klasa II: 7 nxënës • Klasa III: 3 nxënës • Klasa IV: 10 nxënës • Klasa V: 7 nxënës • Klasa VI: 8 nxënës • Klasa VII: 11 nxënës • Klasa VIII: 7 nxënës • Klasa IX: 8 nxënës Këto shifra modeste janë dëshmi e përpjekjes…
Lexo më shumëNxënësit shqiptarë të Vuthajve e Kukajve të braktisur rrugës për në shkoll – prindërit paguajnë, shteti hesht
Edhe këtë vit shkollor vazhdon e njëjta problematikë lidhur me transportin e nxënësve, kryesisht shqiptarë, nga fshatrat Vuthaj e Kukaj, të cilët ndjekin mësimin jashtë komunës së tyre – në shkollën e mesme të Plavës. Edhe pse shkolla e mesme nuk hyn në kategorinë e arsimit të për, udhëtimi i këtyre nxënësve prej vitesh është një barrë e rëndë financiare për prindërit. Aktualisht pagesa për një nxënës arrin deri në 65 euro në muaj. Në disa raste, familjet kanë 2 ose 3 fëmijë në shkollë, gjë që e rrit ndjeshëm…
Lexo më shumëKOMUNIKATË PËR MEDIA: Dialogu strategjik nuk është mirë që është pezulluar , por aleanca Kosovë–SHBA mbetet e pathyeshme
Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk përfaqëson prishje të raporteve të veçanta dhe as dobësim të aleancës së qëndrueshme 🇺🇸🇽🇰. Ky është një zhvillim që mund të ndodhë -por nuk duhej,në marrëdhëniet e çdo partneriteti afatgjatë dhe nuk cenon themelet e bashkëpunimit strategjik 🇺🇸🇽🇰. Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të fuqishme dhe të pathyeshme. SHBA-të janë mbështetësi më i madh i sovranitetit, stabilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa populli i Kosovës është një…
Lexo më shumëMos e shtyni Kosovën të bëhet një Bosnje tjetër
Nuk duhet një shtet i dytë jofunksional në Ballkan – Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë në parim, por nuk duhet ta ndëshkojnë Kosovën, është një aleate besnike, ndërsa favorizojnë të Serbisë që është rreshtuar hapur me Kinën dhe Iranin. Nga Harry Bajraktari Njoftimi se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik është lajm i keq për Kosovën.Populli i Kosovës sigurisht nuk e meriton këtë. Ai është populli më pro-amerikan në botë dhe përkushtimi i tij për paqe, stabilitet dhe demokraci është i padiskutueshëm.Populli e…
Lexo më shumë