Takim i rëndësishëm për lidhjen rrugore Plavë–Tropojë përmes qafës së Vranicës

Në ambientet e Komunës së Plavës u zhvillua një takim mjaft konstruktiv ndërmjet Kryetarit të Komunës së Tropojës, z. Rexhë Biberi, dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, z. Eduardo Çalsi, me udhëheqësit e Komunës së Plavës. Në qendër të diskutimeve ishte mundësia e realizimit të një lidhjeje rrugore strategjike midis Plavës dhe Tropojës, përmes qafës së Vranicës. Komuna e Tropojës ka nisur punimet për mbushjen dhe zgjerimin e rrugës, ndërsa Komuna e Plavës është në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin e një segmenti prej 6 kilometrash. Ky projekt i…

Lexo më shumë

Camaj: Rruga deri te fitimi i komunës së pavarur nuk ishte aspak e lehtë – këmbëngulja dhe vizioni triumfuan mbi pengesat

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikolla Camaj, me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit, uroi kryetarin e Komunës, Lindon Gjelaj, kryetarin e Kuvendit Komunal, Fadil Kajoshaj, si dhe të gjitha qytetaret dhe qytetarët e Tuzit: “Tuzi është komunë me traditë të pasur, trashëgimi kulturore dhe bukuri natyrore, e njohur për bashkëjetesën dhe harmoninë multietnike, me të cilat me të drejtë krenohemi. Forca e komunitetit tonë gjithmonë kanë qenë njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të Malësisë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre…

Lexo më shumë

Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan për targat “Kosova është Serbi”

Rajko Krivokapiq Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria për shkak se vitin e shkuar ishte arrestuar në Kosovë pasi kishte lëvizur me veturë me targa në të cilat shkruhej “Kosova është Serbi”. E një tjetër ka lënë Ushtrinë. Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq si dhe një qytetar tjetër i Malit të Zi, me inicialet M.J. ishin arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Deçan. Ata ishin dërguar në paraburgim deri kur Prokuroria Speciale pati njoftuar në janar se i ka pushuar hetimet ndaj tyre. Tani…

Lexo më shumë

Shkolla në gjuhën shqipe në Dacaj hapi dyert për vitin e ri shkollor 2025/2026

Me fat viti i ri shkollor 2025/2026! Suksese të shumta për nxënësit dhe kolegët mësimdhënës! Sot, shkolla fillore në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës hapi dyert për nxënësit e klasës së parë dhe për fëmijët e mësimit parashkollor. Stafi pedagogjik është i kompletuar dhe i pajisur me shumë vullnet e përkushtim për mësimdhënie. Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i frytshëm dhe i mbushur me arritje për të gjithë. Ky lajm i gëzueshëm përcillet nga mësimdhënësi i kësaj shkolle dhe aktivisti i shquar i çështjes kombëtare,…

Lexo më shumë

Përmbyllet me sukses aksioni humanitar në Guci për familjen e  Adrijan Sadri Dedushaj

Aksioni humanitar i zhvilluar në qytetin e Gucisë për të përkrahur financiarisht familjen e të ndjerit Adrijan Sadri Dedushaj u përmbyll me sukses pas tri ditësh radhazi. Shumë qytetarë, bashkëvendas e miq treguan solidaritet të lartë dhe mbështetje për familjen, duke u bërë pjesë e kësaj nisme humane. Ky aksion u organizua me përkushtim nga të rinjtë Endrit Kujtim Dedushaj dhe Freskim Sef Dedushaj, të cilët u angazhuan me përkushtim e devotshmëri në qendër të Gucisë, para shitores së Kujtim Dedushajt. Ata njoftuan redaksinë tonë se janë mbledhur gjithsej: •…

Lexo më shumë