Malësori reagon fuqishëm ndaj kërkesës për rrëzimin e bustit të Isuf Çelajt në Vuthaj

Lidhur me nismën e Ministres së Kulturës së Malit të Zi për heqjen e bustit në Vuthaj, sot ka reaguar me një qëndrim të fuqishëm dhe kuptimplotë këngëtari i mirënjohur i estradës, Malesori. Më poshtë gjeni reagimin e plotë të këngëtarit: Ministria e Kulturës e Malit të Zi ka dërguar mesazh dhe kërkesë për rrëzimin e bustit të heroit shqiptar Isuf Kamer Çelaj në Vuthaj, me arsyetimin banal se gjoja “Isufi ka bashkëpunuar me armikun kundër Malit të Zi”! Ndërkohë, para disa ditësh u përurua përmendorja e kryekomandantit famkeq çetnik…

Lexo më shumë

Përkujtim në ditëlindjen e Idriz (Xhemë) Ulajt (10 gusht 1942 – 3 qershor 2023)

Me rastin e ditëlindjes së gazetarit, shkrimtarit dhe poetit të njohur Idriz Ulaj, kujtojmë me nderim e mall figurën e tij të shquar. Idrizi lindi më 10 gusht 1942 në Vuthaj të Plavë-Gucisë dhe ndërroi jetë më 3 qershor 2023, në moshën 81-vjeçare, pas një jete të përkushtuar ndaj arsimit, publicistikës dhe letërsisë shqipe. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollën normale në Prizren dhe fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Karrierën profesionale e nisi si mësues në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë (1967), për të…

Lexo më shumë

Logu i Bjeshkëve 2025 – Kelmendi dhe Malësia në një festë madhështore të kulturës dhe traditës shqiptare (foto)

Sot, Njësia Administrative Kelmend dhe e gjithë Malësia u bashkuan në një festë madhështore – Logu i Bjeshkëve 2025. Ky aktivitet unik, që mbledh trevat shqiptare në një ditë plot këngë, valle dhe kostume tradicionale, mblodhi mijëra pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë ditë të veçantë, na nderuan me praninë e tyre: • Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me familjen e tij • Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë: Paulin Sterkaj, Bujar Rexha, Onid Bejleri dhe Marjana Koçeku • Prefektja e Qarkut…

Lexo më shumë

Reagon ashpër opinioni shqiptar në Plavë Guci pas deklaratës tendencioze të Ministres së Kulturës së Malit të Zi për heqjen e bustit të Isuf Kamer Çelajt

Vuthaj, 9 gusht 2025 – Deklarata e fundit e Ministres së Kulturës dhe Mediave të Malit të Zi, dr. Tamara Vujović, se do të urdhërojë heqjen e bustit të Isuf Kamer Çelajt nga fshati Vuthaj, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin shqiptar. Ministrja, duke u mbështetur në pretendime të pavërteta dhe të fabrikuara, ka cilësuar figurën e Isuf Kamer Çelajt si “bashkëpunëtor të pushtuesve” dhe ka thënë se monumenti është ngritur në mënyrë të paligjshme. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi e konsideron këtë deklaratë tendencioze, me qëllime të…

Lexo më shumë

Heshtja është turp – Reagimi i Naser Vuçetajt kundër bustit të Pavle Đurišićit në Beranë

Aktivisti Naser Vuçetaj ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes për ngritjen e bustit të kriminelit të luftës Pavle Đurišić në Beranë, duke dënuar edhe heshtjen e liderëve politikë shqiptarë në Mal të Zi përballë këtij provokimi historik dhe moral. Reagimi i plotë i aktivistit Naser Vuçetaj Heshtja e “liderëve” shqiptarë në Mal të Zi përballë përpjekjes për të vendosur bustin e kriminelit të njohur të luftës Pavle Đurišić nuk është vetëm e turpshme – është e pafalshme! Pavle Đurišić nuk është figurë e thjeshtë historike; ai është simbol i masakrave, i…

Lexo më shumë