Nga Musa Kurtulaj, Shkodër Kosova ka hyrë në muajin e shtatë pa institucionet e reja, që duhej të dilnin nga zgjedhjet 9 shkurtit. Kuvendi është mbledhur rreth 60 herë, deri dje 21 gusht, për të zgjedhur kryetarin e tij, por çdo përpjekje ka përfunduar me dështim. Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, ka shumicën numerike por jo mandate të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, ndërsa partitë e tjera kanë zgjedhur bllokadën në vend që të shohin se si mund të dilet nga ky ngerç ! Ndërkohë, nga Europa…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Sokol Kushta dhe nata që Flamurtari heshti Beogradin
Historia e futbollit shqiptar ka disa momente që janë kthyer në legjendë. Një prej tyre është padyshim nata e 30 shtatorit 1987, kur në Stadiumin e madh të JNA-së në Beograd, Sokol Kushta me një “projektil” nga jashtë zone e çoi Flamurtarin në raundin e dytë të Kupës UEFA dhe zhyt në heshtje mbi 50 mijë tifozë serbë. Një short që serbët e quajtën “formalitet” Kur shorti i Kupës UEFA vendosi përballë Partizanin e Beogradit me Flamurtarin e Vlorës, tifozët dhe analistët serbë nuk e fshehën ironinë. “Formalitet”, thoshin, duke…
Lexo më shumëEdhe mediat malazeze hedhin poshtë akuzat ndaj Isuf Çelajt – familja kërkon kthimin e bustit
Pas publikimeve në disa media malazeze, ku theksohet se në asnjë dokument arkivor të Malit të Zi nuk ekziston dëshmi apo fakt që Isuf Kamer Çelaj të ketë kryer krime, ka reaguar edhe stërmbesa e tij, znj. Luljeta Prelvukaj. Ajo ka kërkuar që urgjentisht të kthehet përmendorja e gjyshit të saj në vendin ku ishte më parë. Në reagimin e saj, znj. Prelvukaj thekson se heqja e bustit ishte një provokim dhe një akt diskriminues, i cili nuk ka asnjë bazë juridike apo historike që ta justifikojë. Postimi i saj…
Lexo më shumëFORUMI SHQIPTAR GUCI : Reagim ndaj deklaratës së Asdren Çelaj – Lëvizja për Gucinë
Lidhja Demokratike Shqiptare (LDHSH), Alternativa Shqiptare (ASH) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarve (UDSH) Do të fillojmë me këtë reagim ndaj deklaratës demagogjike, tendencioze, skandaloze dhe mashtruese që z. Çelaj e adreson kryesisht ndaj Forumit Shqiptar. Reagimi është ndaj figurës kontraverse të z. Asdren Çelaj, i cili në deklaratën e tij shkon aq larg sa që përdor shpifje, manipulon dhe mundohet ta bëj edhe atë të cilën tashmë e ka perfeksionuar – të viktimizohet, vetëm për ta mbrojtur qeverisjen lokale antishqiptare të Komunës së Gucisë, e ku ai vetë është de…
Lexo më shumëFshati Kukaj – Vuthjanët e vjetër
Mes gjelbërimit të dendur dhe hijeve madhështore të Alpeve Shqiptare, aty ku ajri është i pastër dhe zërat e maleve përzihen me rrjedhën e lumit të Luçës, shtrihet fshati Kukaj. Është një vend ku historia dhe peizazhi ecin dorë për dore – një vendbanim shqiptar që ruan kujtesën e brezave dhe krenarinë e fisit. Nga lindja, malet ngrihen si mure të gjalla, ndërsa perëndimi i lë vend ujërave të qeta të lumit. Veriu e lidh fshatin me Vishnjevën dhe Hakajt, ndërsa jugu i hapet miqësisht familjeve Bekteshaj dhe Radonçiq. Një…
Lexo më shumë