CEDIS – Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike së Malit të Zi ka njoftuar përmes mediave te informimit qe te mërkurën me date 24.02.2021 fshati Vuthaj – Komuna e Gucisë do te ketë ndërprerje te energjisë elektrike, nga ora 9:00 deri 14:30 për shkak te planifikimeve për ndërhyrje/mirëmbajte te sistemit transmetues te energjisë elektrike.
Kjo date mund te ndryshoje nëse nuk premton moti i mire.
Njoftimi paraprak për ndërprerje te planifikuar te furnizimit me energji elektrike është diçka e re për konsumatorët e Plave Gucisë sepse ne te kaluarën e afërt ky komunikim me konsumatorët i ka munguar CEDIS-it./Plava e Gucia Sot