Çeremi: Pamje të rralla nga droni të Çeremit (Video)

Çeremi është fshati më verior i Shqipërisë që nga pamja dhe pozita gjeografike ngjason sikur u është fshehur stuhive të luftërave që rrahën këtë pjesë të atdheut, ai është i strukur por qëndron krenar në mes të Alpeve Shqiptare, që shtrihen në të dy anët e kufirit artificial, që ka ndarë aq padrejtësisht shqiptarët me luginën kreshnike të Plavë Gucisë.

Çeremi një mollë e ndaluar dhe e ndarë nga Vuthajt, dhe banuar nga vuthjanet, Çeremi një fat i hidhur i realitetit historik të kombit tonë, ku familjet ndahen për gjysme me vendimet e të tjerëve.

Çeremi është një nga fshatrat më te bukura ne rrethin e Tropojës , gjithashtu Çeremi është një mrekulli nder mrekullitë , është oazë e zanave dhe fole e kreshnikëve !

 

Pamje të filmuara nga Gerald Sella

/Plava e Gucia Sot Nentor 2018

 

ESAD GJONBALAJ