Cilat parti dhe koalicione do të garojnë në zgjedhjet për Komunën e Gucisë?

Në zgjedhjet për Komunën e Gucisë që do mbahen më 15 shtator do të garojnë pesë subjekte politike; Një inicijativë, dy koalicione dhe dy parti politike.:

Listat janë dorëzuar nga grupe politike të ndryshme, përfshirë iniciativa të pavarura dhe parti të mëdha, duke treguar interesin në rritje dhe rëndësinë e zgjedhjeve lokale në përcaktimin e të ardhmes së Gucisë.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Guci, Sanid Redžepagić, konfirmoi për portalin Standard pjesëmarrjen e pesë listave zgjedhore.

‘Pjesëmarrësit në zgjedhje janë “Lëvizja për Gucinë” me Fadil Ulajn, që përfshin anëtarët e pakënaqur të partive shqiptare, pastaj “Gucia mund të bëhet më mirë – Demir Bajrović” e drejtuar nga Demir Bajrović, i cili është kryetar i listës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS). Në garën zgjedhore janë gjithashtu koalicioni BS-SD-SDP me emrin “Me Zemër për Gucinë” me kryesuesin e listës Sanel Baliç, kryetarin aktual të komunës, si dhe koalicioni “Së Bashku për Gucinë” i përbërë nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i udhëhequr nga Salih Gjonbalaj. 

Përveç tyre, në zgjedhje do të marrë pjesë edhe “Demokratët, sepse mbrojmë vendin tonë – Aleksa Bečić – Demokracia e Malit të Zi” me Minela Çekiç si kryesuese të listës,’ deklaroi për portalin Standard kryetari i KQZ-së, Sanid Redžepagić.

Megjithëse kishte njoftime se Lëvizja Demokratike Boshnjake dhe Partia Socialiste Popullore (SNP) do të merrnin pjesë në zgjedhje, Redžepagić konfirmoi se këto lista nuk janë dorëzuar deri në skadimin e afatit në mesnatë.

Kjo situatë lë pesë lista në garë për mbështetjen e zgjedhësve dhe ndikim në të ardhmen e Gucisë.”