Vend-kalimi kufitar Skje-Zogaj që lidh krahinën e Krajës me Shkodrën është afër realizimit deklaroi kryetari i Forces, Nazif Cungu.
Sapo është shpallur kompania fituese qē do të zhvillojë punimet për ndërtimin e rrugës dhe pikë-kalimit kufitar.
Cungu thtë se ky rrugëkalim ndërshtetëror nxjerr krahinën e Krajës nga izolimi duke hapur mundësi të shumta për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë e kësaj zone.
Si pasojë jam i sigurtë që do hapen vende të reja pune duke ndalur kështu braktisjen e fshatrave të Krajës.Punimet pritet të zgjatin 120 ditë duke kurorëzuar përmbushjen e një tjetri premtim elektoral që kemi bërë në kuadër të koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” është duke u bërë realitet. Së shpejti pritet edhe finalizimi i rrugës së Cemit të Trieshit dhe funksionalizimi i pikës kufitare të Grabomit në Malësi.
Nëpërmjet bashkimit në këtë koalicion ia kemi dalë të realizojmë shumë kërkesa të shqiptarëve në Mal të Zi duke nisur me formimin e komunës së Tuzit e vijuar me ligjin për simbolet kombëtare e kështu me radhë. Prandaj është e nevojshme që edhe në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë një bashkim sa më të madh në mënyrë që të mund të bëjmë edhe më shumë për avancimin e interesave të shqiptarëve në Mal të Zi, tha Cungu