Daçiq: Prishtina e shfrytëzoi samitin në Podgoricë të flasë kundër Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “e ka shfrytëzuar Samitin në Podgoricë për të folur kundër Serbisë”.

Të martën në Podgoricë është mbajtur Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Gjatë gjithë kohës ajo foli ekskluzivisht kundër Serbisë, kundër popullit tonë, duke thënë gënjeshtra e duke i shtrembëruar gjërat në lidhje me gjërat për të cilat kemi rënë dakord në procesin e dialogut në dhjetë vjetët e fundit. Ju i bëni vetes pyetje, ‘a duan vërtetë të gjithë të bashkëpunojnë?’”, tha Daçiq, raporton “Tanjug