Debatet politike, gjuha e urrejtjes, gazetar dhe media klienteliste kundrejt gazetarisë profesionale.  Real Vs Ideal! 

Nga Hys ULAJ

      *Polarizimi i opinionit publik: Në vend që të ofrohet një analizë objektive, ky lloj qëndrimi i ndarë thellon hendekun midis grupeve të ndryshme të votuesve. Qytetarët shpesh përfundojnë duke u ndarë në kampe pa pasur një diskutim real mbi faktet.

 *Rënia e Besueshmërisë së Medias: Kur një analist shihet si i njëanshëm, (harro kur është i flliqt nga goja) njerëzit humbasin besimin jo vetëm te ai individ, por shpesh edhe te media ku ai paraqitet. Kjo krijon një vakum të rrezikshëm informacioni.

 *Devijimi i vëmendjes nga problemet e vërteta: Retorika e tillë shpesh ç’orjentonë dhe shpërqendron qytetarët nga çështjet reale që prekin jetën e tyre të përditshme, duke i shtyrë ata të fokusohen te konflikte personale apo akuza politike. Edhe të pa qena.

 Si mund të ruhet një debat konstruktiv?

 *Kërko Fakte dhe Jo Opinione: Shiquesit duhet të mësojnë të dallojnë midis analizës së bazuar në fakte dhe opinioneve të njëanshme. Kërkimi i burimeve të shumta ndihmon në krijimin e një tabloje më të plotë. Qytetari qartësohet me vetveten.

 *Përgjegjësia e Mediave: Media duhet të promovojë transparencë dhe të mbajë përgjegjësi ata që e përdorin platformën e saj për qëllime manipuluese. Shumë analist qe populli i quan banalista nuk e meritojnë të dalin publik. Ata ndotin ajrin, ofendojnë kulturën kombtare( nëse ka mbet diçka).

 *Inkurajimi i diskutimit civil: Qytetarët dhe figurat publike duhet të promovojnë diskutime të hapura dhe të respektueshme, duke shmangur sulmet personale apo gjuhën përçarëse. Pak vlerë!

 *Ndërtimi i një publiku të edukuar politikisht: Një publik i informuar ka më pak gjasa të manipulohet nga retorika boshe dhe ka më shumë kapacitet për të sfiduar analizat e njëanshme.

  Kjo gjuhë e urrejtjes, e ndytë, jo eduktive e e pa filtera, votuesin e pa përcaktuar e kthen të votojë në të kunderten e ketyre misionarve ose nuk del ne votime.