Deçiqi siguron kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës


Futbollistët e Deçiqit siguruan kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës – në ndeshjen e kthimit barazuan 0:0 me Dinamon nga Batumi dhe, falë fitores në Gjeorgji në ndeshjen e parë 2:0, siguruan fazën tjetër. Në fazën tjetër, Deçiq do të luajë kundër Helsinkit. Ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 gusht, me duelin e parë në Finlandë. /Malesia.me